“Ndjeva gjurin të më dilte vendit”, Chiesa tregon tmerrin që kaloi kur u dëmtua rëndë - Gazeta Express
string(82) "ndjeva-gjurin-te-me-dilte-vendit-chiesa-tregon-tmerrin-qe-kaloi-kur-u-demtua-rende"

Futboll

Gazeta Express

03/02/2023 15:12

“Ndjeva gjurin të më dilte vendit”, Chiesa tregon tmerrin që kaloi kur u dëmtua rëndë

Futboll

Gazeta Express

03/02/2023 15:12

Federico Chiesa foli për veten e tij në “Back on Track”, një dokumentar i transmetuar në “Amazon Prime”, duke folur për dëmtimin e tij.

“Isha gati të gjuaja topin, Smalling kryen ndërhyrjen dhe unë ndjev sikur gjuri po më dilte. Fillimisht mendova se kisha shqyer ndonjë tendin, bie në tokë dhe ndjej se gjuri kishte dalë. Ndihma mjekësore u fut në fushë dhe i thash që nuk po e ndjeja më gjurin.

Lexo Edhe:

U mundova të çohesha e të ecja, por dëgjoja vetëm një zhurmë të fortë, sepse gjuri kishte dalë. U rrëzova në tokë dhe vendosa duart në kokë. Pellegrini u afrua tek unë dhe i thash që i theva të gjitha. Fillova të qaja sapo doktori më tha të tentoja të lëvizja pak këmbën, pasi kisha shumë dhimbje. Doktori zbuloi diçka në plan të parë dhe tundi kokën në atë mënyrë sikur ka diçka që nuk është në rregull.

Fillova të dëshpërohesha, të qaja. Nuk më doli asnjë fjalë në ato momente”, është shprehur Chiesa./h.ll/abcnews.al