Nadal e mposht Djokovicin dhe e fiton titullin e 10-të në Romë - Gazeta Express
string(62) "nadal-e-mposht-djokovicin-dhe-e-fiton-titullin-e-10-te-ne-rome"

Sporte tjera

Gazeta Express

16/05/2021 22:30

Nadal e mposht Djokovicin dhe e fiton titullin e 10-të në Romë

Sporte tjera

Gazeta Express

16/05/2021 22:30

Rafael Nadal e ka mposhtur tenistin serb Novak Djokovicin për ta fituar titullin e 10-të në Romë, Italian Open, të dielën.

Tenisti spanjoll e mposhti rivalin e vet serb dhe numrin një të botës 2:1 me sete,  7-5, 1-6, 6-3, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Nadal e lejoi Djokovicin të rikthej në lojë duke e humbur keq setin e dytë, por u rikthye fuqishëm në setin final dhe triumfoi.

Ky ishte takimi i 57-të mes tyre, me serbin që udhëheq 29 -28.

“Pata një javë pozitive dhe jam i lumtur”, tha Nadal, i cili do të përpiqet ta mbrojë titullin në grand slamin French Open më 30 maj. /Gazeta Express/