Munishi: Jam tifoz i Realit, por Messi është... - Gazeta Express
string(42) "munishi-jam-tifoz-i-realit-por-messi-eshte"

Munishi: Jam tifoz i Realit, por Messi është…

Futboll

Gazeta Express

01/05/2024 12:16

Në emisionin “Favorit” në T7 në fundjavën që shkoi u prekën shumë tema interesante.

Natyrisht, nuk mungoi as sporti ndërkombëtar, respektivisht futbolli.

Lexo Edhe:

Në emision panelistët u pyetën rreth diskutimit disavjeçar nëse Leo Messi apo Cristiano Ronaldo është më i mirë, shkruan “Gazeta Express”.

Analisti i “Favoritit”, Ismet Munishi, ndonëse është tifoz i deklaruar i Real Madridit, e pranon se ylli argjentinas është më i mirë se ai portugez.

Ndërkohë, për këtë krahasim u pyet edhe trajneri nigerian i Prishtinës, Emmanuel Egbo, i cili megjithatë zbuloi se më shumë e pëlqen “CR7” për shkak të arritjeve të tij falë punës së madhe.

Më poshtë mund ta shihni emisionin “Favorit” të plotë në Youtube. /Gazeta Express/