Morën peng dhe kërcënuan 68-vjeçarin, arrestohen dy persona në Elbasan - Gazeta Express
string(69) "moren-peng-dhe-kercenuan-68-vjecarin-arrestohen-dy-persona-ne-elbasan"

Morën peng dhe kërcënuan 68-vjeçarin, arrestohen dy persona në Elbasan

Shqiperi

Gazeta Express

28/03/2024 12:31

2 persona të cilët morën peng një 68-vjeçar në Elbasan janë arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Përfitimi”.

Ka qenë 68-vjeçari ai që ka kallëzuar në polici se për motive të dobëta 2 persona e kishin marrë peng për disa minuta në një makinë, si dhe ishte kanosur me qëllim dhënien e një shume parash.

Lexo Edhe:

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti ku u mbajt 68-vjeçari dhe 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.