Ministri Krasniqi takon shefen e zyrës së KiE në Kosovë: Aspiratat tona të përballen me përgjigje pozitive - Gazeta Express
string(105) "ministri-krasniqi-takon-shefen-e-zyres-se-kie-ne-kosove-aspiratat-tona-te-perballen-me-pergjigje-pozitive"

Ministri Krasniqi takon shefen e zyrës së KiE në Kosovë: Aspiratat tona të përballen me përgjigje pozitive

Lajme

Gazeta Express

10/05/2024 15:39

Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, sot ka zhvilluar një takim me shefen e zyrës së Këshillit të Europës për Kosovë, Mary Ann Hennessey, me të cilën tha se ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit.

“Me shefen e zyrës së Këshillit të Europës për Kosovë, Mary Ann Hennessey, diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, duke pas për qëllim mbështetjen e nivelit lokal dhe rritjen e demokracisë lokale, përfaqësimin dhe përfshirjen e shoqërisë civile si dhe qytetarëve në vendimmarrje si dhe përkrahjen e komunave për arritjen e 12 parimeve të përcaktuara nga Këshilli i Europës për qeverisje të mirë”, ka njoftuar Krasniqi.

Lexo Edhe:

Ai tha se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për anëtarësim në Këshill të Europës dhe se duhet të marrë një përgjigje pozitive në kërkesën e saj për anëtarësim.

“Aspiratat e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës duhet të përballen me një përgjigje pozitive. Raporti i juristëve eminentë dhe raportet të tjera relevante dëshmojnë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe kriteret për anëtarësim formal”.

Kosova ende nuk është futur në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës më 17 maj – një mbledhje ku ishte pritur që të votohej për anëtarësimin e Kosovës.