Osmani, zyrtares së State Departmentit: Çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA-ve - Gazeta Express
string(84) "osmani-zyrtares-se-state-departmentit-cdo-sukses-i-kosoves-mban-edhe-vulen-e-shba-ve"

Osmani, zyrtares së State Departmentit: Çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA-ve

Lajme

Gazeta Express

20/05/2024 18:44

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Zëvendës Ndihmës Sekretare e Departamentit të Shtetit nga Byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë.

ZPRK njofton se në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit, thellimin e bashkëpunimit Kosovë- SHBA dhe për të “arriturat e vazhdueshme të Kosovës në forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe të drejtave të njeriut”.

Lexo Edhe:

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Nicole Chulick, Zëvendës Ndihmës Sekretare e Departamentit të Shtetit nga Byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë. Në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit, thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit Kosovë-SHBA, si dhe të arriturat e vazhdueshme të Kosovës në forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe të drejtave të njeriut.”

Osmani i ka thënë se është e rëndësishme që të përfundohet suksesshëm anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, si garancë shtesë për ruajtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

“Në temën e të drejtave të njeriut, Presidentja Osmani ka thënë se Kosova ka kornizën ligjore më të avancuar në Evropë, e cila buron nga Kushtetuta e Republikës. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka theksuar përkushtimin e Kosovës për ruajtjen e multietnicitetit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim. Me këtë rast, ajo ka potencuar rëndësinë që të përfundohet suksesshëm anëtarësimi në Këshillin e Evropës, si garancë shtesë për ruajtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimin e ligjit në vend.”

Gjithashtu, Osmani i ka thënë se çdo sukses i Kosovës e mban edhe vulën e SHBA’së.

“Presidentja Osmani ka përsëritur se çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA-ve dhe ka konfirmuar përkushtimin për vazhdimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në këtë frymë.”