Si të lehtësoni dhimbjet e forta të shpinës gjatë shtatzënisë - Gazeta Express
string(61) "si-te-lehtesoni-dhimbjet-e-forta-te-shpines-gjate-shtatzenise"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

20/05/2024 19:50

Si të lehtësoni dhimbjet e forta të shpinës gjatë shtatzënisë

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

20/05/2024 19:50

Dhimbjet e vogla të shpinës gjatë shtatzënisë zakonisht nuk kërkojnë trajtim. Por nëse ajo është një dhimbje e fortë ju duhet të konsultoheni me mjekun pasi mund të jetë një shqetësim serioz që mund të ketë lidhje me shtatzëninë.

Më shumë se 70% e njerëzve përjetojnë dhimbje shpine gjatë shtatzënisë.

Lexo Edhe:

Ngritja e këmbëve ose një masazh mund të lehtësojë dhimbjet e vogla të shpinës. Për të ndihmuar në parandalimin e dhimbjes së shpinës duhet të keni parasysh këto këshilla:

Shmangni ngritjen e objekteve të rënda. Nëse ju duhet të ngrini diçka përkuluni në gjunjë, jo në bel.

Kur uleni, mundohuni të uleni drejt në karrige që ofrojnë mbështetje të mirë të shpinës.

Disa zgjedhje veshjesh mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes. Vishni atlete ose këpucë të tjera që ofrojnë mbështetje të mirë dhe lini mënjanë takat deri pas lindjes së foshnjes.