"Me Kosovën në Evropian"/ 'Dardanët' janë gati për t’ju dhënë gëzim të madh tifozëve në Kosovë dhe kudo në botë - Gazeta Express
string(105) "me-kosoven-ne-evropian-dardanet-jane-gati-per-tju-dhene-gezim-te-madh-tifozeve-ne-kosove-dhe-kudo-ne-bote"

“Me Kosovën në Evropian”/ ‘Dardanët’ janë gati për t’ju dhënë gëzim të madh tifozëve në Kosovë dhe kudo në botë

Futboll

Gazeta Express

25/03/2023 9:31

Kombëtarja e Kosovës do ta nisë sonte kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian.

“Dardanët” kanë zbarkuar dje në Tel Aviv, aty ku do të përballen me Izraelin vendës, në ndeshjen që do të fillojë në orën 18:00 me orën tonë lokale, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Federata e Futbollit të Kosovës e ka bërë një postim motivues sot, duke iu dhënë kurajo djelmoshave të Alain Giresse para kësaj sfide.

“Me formën e mirë dhe krenarinë  kombëtare, Dardanët janë gati për të dhënë maksimumin në fushë për t’i treguar vlerat e tyre dhe për t’i dhënë gëzim të madh tifozëve në Kosovë dhe kudo në botë!”, shkruan shtëpia e futbollit kosovar në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale.

Gjithashtu, shtëpia e futbollit kosovar e postoi një fotografi paralajmëruese të ljoës, ndërsa në të shkruan edhe “Me Kosovën në Evropian”, shkruan “Gazeta Express”.

Përkundër turbullirave të fundit në FFK, futbollistët do të mundohen të fokusohen veç në fushën e blertë, në tentim të një rezultati pozitiv në Izrael.

E më pas, “Dardanët” të martën që vjen do të luajnë me Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /Gazeta Express/