Mbappe befason të gjithë, e përmend një klub tjetër përveç Realit me të cilin ishte në bisedime - Gazeta Express
string(94) "mbappe-befason-te-gjithe-e-permend-nje-klub-tjeter-pervec-realit-me-te-cilin-ishte-ne-bisedime"

Mbappe befason të gjithë, e përmend një klub tjetër përveç Realit me të cilin ishte në bisedime

Futboll

Gazeta Express

23/05/2022 23:50

Bota e futbollit mbeti e habitur të shtunën pasi Kylian Mbappe vendosi të qëndrojë në Paris Saint-Germain dhe të nënshkruajë një kontratë të re me kampionët e Ligue 1.

Sulmuesi francez nënshkroi një marrëveshje të re mahnitëse, e cila do ta shohë atë të fitojë 50 milionë euro neto në secilin prej tre viteve të ardhshme, si dhe një shumë nënshkrimi prej 100 milionë eurosh.

Lexo Edhe:

Përkundër interesimit shumë të madh të Real Madridit, ai zgjodhi klubin parisien.

Por, tani për TeleFootball, Mbappe zbuloi se ishte në bisedime me Jurgen Klopp për t’iu bashkuar Liverpoolit.

“Nuk ishin vetëm Real Madridi dhe PSG me të cilët isha në negociata. Unë bisedoja edhe me Jurgen Klopp për t’iu bashkuar Liverpoolit”, deklaroi ai.

/Gazeta Express/