Majlinda Kelmendi e ka mposhtur rusen Alesya Kuznetsova, duke kaluar në gjysmëfinale të Grand Slamit të Tel Avivit të enjten në Izrael.
Kampionia e artë olimpike nga Kosova Kelmendi është në binarë për ta fituar medaljen e artë në kategorinë 52 kilogramë në Grand Slamin e Tel Avivit, raporton Gazeta Express.
Në gjysmëfinale, Kelmendi do të përballet me britaniken Chelsie Giles.
Pas një lufte të barabartë në kohë të rregullt, kosovarja e hodhi në dysheme rusen duke fituar me ippon në kohën shtesë (Golden Score).
Paraprakisht, Kelmendi e kishte kaluar rrethin e parë pa luftë, ndërsa në rrethin e dytë e kishte mposhtur gjermanen Annika Wurfel.
Kelmendi vjen në këtë turne pas medaljes së bronztë që e fitoi në Mastersin e Dohas në Katar muajin e kaluar.
Përveç saj, në Izrael do të garojnë edhe Akil Gjakova dhe Laura Fazliu. /Gazeta Express/