Llapi fiton betejën në Komisionin e Ankesave, ndeshja me Prishtinën luhet me tifozë - Gazeta Express
string(82) "llapi-fiton-betejen-ne-komisionin-e-ankesave-ndeshja-me-prishtinen-luhet-me-tifoze"

Futboll

Gazeta Express

17/04/2026 19:20

Llapi fiton betejën në Komisionin e Ankesave, ndeshja me Prishtinën luhet me tifozë

Futboll

Gazeta Express

17/04/2026 19:20

Klubi i Futbollit Llapi ka marrë një lajm pozitiv nga Komisioni i Ankesave – shkalla e dytë, i cili ka vendosur të aprovojë pjesërisht ankesën e klubit pas shqyrtimit të provave shtesë dhe rrethanave të paraqitura.

Në bazë të këtij vendimi, Llapit i lejohet që ndeshjen e radhës ta zhvillojë me praninë e tifozëve, duke hequr kështu pjesërisht kufizimet e mëparshme.

Nga klubi kanë falënderuar Komisionin për, siç e kanë quajtur, një shqyrtim të drejtë dhe profesional të rastit, duke theksuar se vendimi është marrë në përputhje me faktet dhe realitetin e ngjarjes.

Pas këtij zhvillimi, ndeshja e shumëpritur ndaj Prishtinës do të luhet me praninë e publikut. Llapi ka bërë thirrje që tifozët të jenë të pranishëm në numër sa më të madh për të mbështetur ekipin në këtë përballje të rëndësishme.

Megjithatë, klubi ka apeluar për kujdes maksimal në sjellje, duke kërkuar nga tifozët që të shmangin çdo veprim të palejuar, veçanërisht hedhjen e mjeteve në fushë, dhe të respektojnë kundërshtarin në frymën e “fair-playit”.

Llapi synon që kjo ndeshje të jetë një shembull i kulturës sportive dhe mbështetjes korrekte, duke theksuar se përkrahja e tifozëve duhet të shoqërohet me dinjitet dhe sportivitet./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement