Barcelona ankohet në UEFA për “dëme serioze” ndaj klubit - Gazeta Express
string(54) "barcelona-ankohet-ne-uefa-per-deme-serioze-ndaj-klubit"

Futboll

Gazeta Express

17/04/2026 19:03

Barcelona ankohet në UEFA për “dëme serioze” ndaj klubit

Futboll

Gazeta Express

17/04/2026 19:03

Barcelona ka paraqitur zyrtarisht një ankesë pranë UEFA pas eliminimit nga Liga e Kampionëve kundër Atletico Madridit, duke pretenduar për “dëme serioze” ndaj klubit.

Nënkryetari Rafa Yuste justifikoi vendimin, duke theksuar një sërë vendimesh të gjyqtarëve që, sipas klubit katalanas, ndikuan drejtpërdrejt në eliminimin e tyre.

Ankesa përfshin disa incidente të diskutueshme, si kartoni i kuq për Pau Cubarsin, një prekje e dyshuar me dorë nga Marc Pubilli dhe përjashtimi i Eric Garcias.

Gjithashtu, Barça kërkon sqarime për një penallti të mundshme ndaj Dani Olmos dhe një përplasje të diskutueshme mes Fermin Lopezit dhe Juan Mussos.

“Ne kemi paraqitur një ankesë formale në UEFA për këtë përballje që na la jashtë Championsit. Ka pasur gabime serioze që i kemi shpjeguar qartë dhe që, sipas nesh, nuk përputhen me rregullat e futbollit”, deklaroi Yuste.

Ai shtoi se ndikimi i këtyre vendimeve ka shkuar përtej fushës: “Na kanë shkaktuar dëme serioze ekonomike dhe sportive, prandaj kemi shprehur indinjatën tonë ndaj UEFA-s.”

Zemërimi i klubit vjen nga bindja se standardet aktuale të arbitrimit nuk janë në nivelin e duhur, sidomos duke marrë parasysh teknologjinë si VAR.

Barcelona u eliminua me rezultat të përgjithshëm 3-2, një rezultat që drejtuesit besojnë se u ndikua drejtpërdrejt nga vendimet e diskutueshme.

“E bëjmë këtë nga një këndvështrim konstruktiv,” theksoi Yuste.

“Edhe pse jemi eliminuar, duam t’i tregojmë UEFA-s se gjërat duhet të bëhen më mirë. Kur ka gjashtë persona nga sistemi i arbitrimit në një ndeshje, nuk mund të ketë kaq shumë gabime. Kjo i bën dëm futbollit”, shtoi ai.

Megjithatë, pavarësisht zhgënjimit, drejtuesit e Barcelonës duan që skuadra të mbetet e fokusuar në objektivat e mbetura. Klubi ndodhet në një periudhë tranzicioni, duke u mbështetur shumë te talentet e reja nga La Masia.

“Duhet gjithmonë të shohim përpara. Një gjë është të mbrojmë institucionin tonë, dhe një tjetër të vazhdojmë përpara. Skuadra luajti futboll të shkëlqyer me një grup shumë të ri dhe tani është koha të ecim përpara”, e mbylli ai./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement