Agim Aliu, ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike që ka ndodhur në Ferizaj, ku një nxënës ka vdekur sot, pasi që i njëjti ka pësuar arrest kardiak.
Aliu, ka thënë se pesha e dhembjes është e rëndë, dhe se, fjalët janë të vogla për të shprehur pikëllimin e dhembjen e madhe.
Postimi:
Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta të nxënësit të Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj. Një jetë krejt në fillet e saj që u shua në lulëzimin e saj. Sa e rëndë pesha e dhembjes, fjalë që janë të vogla për të shprehur pikëllimin e dhembjen e madhe.
Zoti e mëshiroftë shpirtin e tij!
Zoti i dhëntë forcë familjes së tij!
Ngushëllime familjes, mësimdhënësve, nxënësve e bashkëmoshatarëve të tij!
Një lajm I mirë për bashkëatdhetarët tanë në zonën Karlsruhe-Baden-Baden! Duke filluar nga kjo verë, Reisebüro Prishtina sjell një...