Tottenhami mund të përballet me probleme të reja me Premierligën, pas veprimit të fundit - Gazeta Express
string(87) "tottenhami-mund-te-perballet-me-probleme-te-reja-me-premierligen-pas-veprimit-te-fundit"

Futboll

Gazeta Express

17/04/2026 20:43

Tottenhami mund të përballet me probleme të reja me Premierligën, pas veprimit të fundit

Futboll

Gazeta Express

17/04/2026 20:43

Tottenham Hotspuri mund të përballet me probleme me Premierligën, pasi raportohet se klubi ka bërë një kontakt të paautorizuar për mbrojtësin e Bournemouthit, Marcos Senesi.

Sipas raportimeve të “The Athletic”, Spurs kanë qenë në bisedime të avancuara për ta transferuar 28-vjeçarin si lojtar i lirë, nëse arrijnë të ruajnë statusin në elitën e futbollit anglez.

Megjithatë, kontakti i hershëm me lojtarin para afatit të lejuar përbën shkelje të rregullave të ligës.

Klubi londinez ka mohuar akuzat, duke i cilësuar raportimet si “thashetheme dhe spekulime” dhe duke refuzuar të komentojë më tej për mediat.

Pavarësisht mohimit, koha e këtyre kontakteve ka ngritur shqetësime serioze ligjore.

Sipas rregullores së Premierligës, klubet mund të kontaktojnë lojtarë të tjerë vetëm në kushte të caktuara, dhe në shumicën e rasteve kërkohet miratimi paraprak i klubit aktual ose respektimi i afateve të transferimeve.

Fatmirësisht për Tottenhamin, Bournemouthi nuk pritet të bëjë ankesë zyrtare, pasi klubi duket i përgatitur ta humbasë mbrojtësin kur t’i skadojë kontrata.

Ndërkohë, Spurs po kalojnë një periudhë të vështirë sportive nën drejtimin e trajnerit Roberto De Zerbi, i cili ka theksuar rëndësinë e unitetit në skuadër përpara sfidave të mbetura të sezonit./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement