Guardiola: Gara për titull do të marrë fund, nëse humbasim ndaj Arsenalit - Gazeta Express
string(71) "guardiola-gara-per-titull-do-te-marre-fund-nese-humbasim-ndaj-arsenalit"

Futboll

Gazeta Express

17/04/2026 20:21

Guardiola: Gara për titull do të marrë fund, nëse humbasim ndaj Arsenalit

Futboll

Gazeta Express

17/04/2026 20:21

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka bërë një deklaratë të fortë përpara përballjes vendimtare ndaj Arsenalit, duke thënë se gara për titull në Premierligë do të mbyllej për skuadrën e tij nëse pësojnë humbje këtë të diel.

Aktualisht City ndodhet 6 pikë prapa Arsenalit, por ka edhe një ndeshje më pak, gjë që e mban garën ende të hapur në fazën e fundit të sezonit.

Megjithatë, Guardiola theksoi se nuk ka hapësirë për gabime në këtë përballje direkte.

“Nëse humbim, ka mbaruar. Ata janë shumë të fortë në çdo aspekt,” tha ai.

“Duelet, fizikaliteti… nëse nuk je agresiv, ata të imponojnë lojën e tyre. [David] Raya është i jashtëzakonshëm, dhe nuk ka nevojë të flasim për goditjet standarde. Kjo është arsyeja pse janë aty ku janë”, shtoi ai.

Guardiola pranoi se një fitore do ta ngushtonte diferencën në vetëm tre pikë, por paralajmëroi se rruga drejt titullit mbetet shumë e vështirë për shkak të kalendarit të ngjeshur.

Ai përmendi ndeshje të vështira si ato ndaj Evertonit, Bournemouthit dhe Aston Villës.

Trajneri spanjoll gjithashtu konfirmoi një lajm pozitiv për skuadrën, pasi Nico O’Reilly është rikuperuar nga një dëmtim në kofshë dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen.

Ai kujtoi gjithashtu performancën e tij të madhe në finalen e EFL Cup, ku shënoi dy gola ndaj Arsenalit.

Guardiola shtoi se pret që Arsenali të ndryshojë qasjen taktike pas humbjes së mëparshme në “Wembley”.

“Nëse luajmë si atëherë dhe ata bëjnë të njëjtën gjë, ne fitojmë. Por futbolli është i paparashikueshëm. E njoh Mikelin pak; ata do të përshtaten dhe ne duhet të jemi gati”, e mbylli ai./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement