Unitedi me vetëm një qendërmbrojtës ndaj Chelseat - Gazeta Express
string(49) "unitedi-me-vetem-nje-qendermbrojtes-ndaj-chelseat"

Futboll

Gazeta Express

17/04/2026 19:40

Unitedi me vetëm një qendërmbrojtës ndaj Chelseat

Futboll

Gazeta Express

17/04/2026 19:40

Manchester Unitedi po përballet me një krizë serioze në mbrojtje para përballjes në Premierligë kundër Chelseat, pas një tjetër dëmtimi – këtë herë të Leny Yoros.

Adoleshenti francez nuk u pa me skuadrën gjatë udhëtimit drejt Londrës, duke i krijuar një problem të madh trajnerit Michael Carrickut në përzgjedhje.

Sipas raportimeve, ekziston madje frika se sezoni i tij mund të ketë përfunduar.

Problemet e “Djajve të Kuq” thellohen edhe më shumë pasi tre qendërmbrojtës të tjerë mungojnë.

Harry Maguire është i pezulluar pas kartonit të kuq ndaj Bournemouthit, ndërsa Lisandro Martinez do të mungojë pas refuzimit të apelit për kartonin e kuq ndaj Dominic Calvert-Lewinit në humbjen ndaj Leeds Unitedit.

Martinezi do të mungojë jo vetëm kundër Chelseat, por edhe në ndeshjet ndaj Brentfordit dhe Liverpoolit.

Ndërkohë, Matthijs de Ligt nuk ka luajtur që nga 30 nëntori për shkak të një problemi të vazhdueshëm në shpinë.

Në këto rrethana, alternativa e vetme e gatshme në qendër të mbrojtjes mbetet i riu Ayden Heaven.

Ai mund të formojë një dyshe të improvizuar me Luke Shawin, i cili ka luajtur më parë në qendër të mbrojtjes. Kjo mund të sjellë edhe rikthimin e Diogo Dalot në formacion.

Një tjetër opsion për Carrickun mund të jetë edhe i riu Tyler Fredricson, megjithëse ai pati një paraqitje të vështirë në Kupën e Ligës kundër Grimsby Town.

Pavarësisht kombinimit, është e qartë se Manchester Unitedi do të zbresë në “Stamford Bridge” me një mbrojtje shumë të improvizuar, duke u përpjekur të reagojë pas humbjes së fundit 2-1 në “Old Trafford”./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement