Liverpooli pa Thiagon dhe Alissonin kundër Arsenalit - Gazeta Express
string(52) "liverpooli-pa-thiagon-dhe-alissonin-kunder-arsenalit"

Gazeta Express

27/09/2020 14:02

Liverpooli pa Thiagon dhe Alissonin kundër Arsenalit

Gazeta Express

27/09/2020 14:02

Liverpooli mund të mos llogarisë në shërbimet e Thiago Alcantara dhe Alisson Becker për takimin e së hënës mbrëma kundër Arsenalit në Premierligë, sipas mediave britanike.

Mesfushori spanjoll dhe portieri brazilian nuk ishin në gjendje të stërvitnin me bashkëlojtarët e vet së fundmi, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është në pritje të lajmeve për gjendjen e tyre shëndetësore.

Portieri i dytë i të kuqve, Adrien, është i gatshëm në rast se Alisson nuk ia del.

Alisson, portieri brazilian, përballet me një shqetësim që s’është bërë publik, si pasojë e të cilit mund të mungojë në vizitën e skuadrës së Mikel Artetës.

Thiago, blerja e re e Liverpoolit nga Bayern Munich për 25 milionë euro, është në situatë të njëjtë.

Klopp është përballur me mungesa tashmë, pasi kapiteni Jordan Henderson dhe qendërmbrojtësi Joel Matip munguan në ndeshjet e fundit.

Joe Gomez, megjithatë, është riaftësuar dhe është i gatshëm për Kloppin. /Gazeta Express/