Liverpool dhe Man Utd ndajnë pikët - Gazeta Express
string(34) "liverpool-dhe-man-utd-ndajne-piket"

Liverpool dhe Man Utd ndajnë pikët

Futboll

Gazeta Express

17/01/2021 19:29

Ka përfunduar me barazim pa gola ndeshja derbi e javës së 19-të në Premierligë. Ishin “Reds” qe patën iniciativën dhe posedimin, kurse në fund të ndeshjes ishte Alisson qe e shpëtoi Liverpoolin nga humbja me pritje fantastike.

Me këtë barazim, “Djajtë e Kuq” mbesin lider në tabelë me 38 pikë, kurse kampioni në fuqi, Liverpool ka tri më pak.

Lexo Edhe:

Kujtojmë se kjo është ndeshja e katërt e Liverpoolit në Premierligë që nuk po arrin të shënojë fitore.

Në xhiron e ardhshme Liverpool e pret Burnleyn, kurse Manchester United i shkon Fulhamit.

Nga ky barazim, fituesi më i madh mund të jetë Manchester City, i cili në rast të fitores sonte do t’u afrohej shumë në renditjen tabelare./Gazeta Express/