Liridon Krasniqi e zbulon skuadrën e tij të re - Gazeta Express
string(46) "liridon-krasniqi-e-zbulon-skuadren-e-tij-te-re"

Liridon Krasniqi e zbulon skuadrën e tij të re

Futboll

Gazeta Express

10/08/2022 13:53

Liridon Krasniqi është bërë më skuadër të re.

Futbollisti kosovar ka njoftuar se do ta vazhdojë karrierën në Tajlandë.

Lexo Edhe:

Mesfushori kualitativ vitet e fundit i ka kaluar në futbollin aziatik, kryesisht në Malajzi, ku e ka marrë edhe nënshtetësinë e këtij vendi dhe është bërë pjesë e kësaj Kombëtareje.

Ndërsa tash, 30 vjeçari ka vendosur të nënshkruajë me skuadrën tajlandeze, Khon Kaen United FC, shkruan “Gazeta Express”.

Ai e ka shprehur lumturinë e tij që iu bashkua klubit të ri.

Ish-përfaqësuesi i Kosovës e ka bërë të ditur vetë hapin e radhës në karrierë përmes një postimi në rrjetet sociale.

Krasniqi ka luajtur edhe për grupmoshat e reja të Shqipërisë, ndërsa pas eksperiencës në futbollin evropian, e cila nuk ishte gjithaq e suksesshme, ka luajtur edhe për ekipet nga Malajzia si Kedah FC, Melaka United e Johor DT.

Ndërkohë, e pati edhe një eksperiencë në Australi me ekipin Newcastle Jets dhe një tjetër në Indi tek Odisha FC. /Gazeta Express/