Liburn Aliu thotë se Thaçi i kërcënoi dje si udhëheqja e dikurshme serbe - Gazeta Express
string(72) "liburn-aliu-thote-se-thaci-i-kercenoi-dje-si-udheheqja-e-dikurshme-serbe"

Liburn Aliu thotë se Thaçi i kërcënoi dje si udhëheqja e dikurshme serbe

Gazeta Express

04/06/2020 10:34

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, në seancën e sotme të Kuvendit ka folur për arrestimin që truproja e presidentit Hashim Thaçi ia bëri një qytetari, aktivist i Vetëvendosjes, pasi ky e thirri “hajn” Thaçi.

Aliu ka thënë se pas arrestimit nga truproja e Thaçit, presidenti e vazhdoi kërcënimin “se do t’ua tregojë vendin” LVV-së, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sipas deputetit të VV-së, fjalët e Thaçit në Pressing të T7 “Kërcënim i dëgjuar shpesh nga udhëheqja e dikurshme serbe”.

Aliu ka folur edhe për krijimin e Qeverisë së re, duke thënë se qeverisja e LVV-së ka dëshmuar se mund të ketë qeveri të re.

“Qytetarët e panë se në këtë vend mund të ndodhë ndryshimi. Modeli është vënë. Keq për LDK-në që i dha goditje Kosovës, por edhe kjo nuk ka mbaruar”, ka thënë Aliu. /Express/