Leonora Jakupi dhe Nora Istrefi kunja njëra-tjetrës, çfarë ndodhi mes dy ish-shoqeve të ngushta? - Gazeta Express
string(94) "leonora-jakupi-dhe-nora-istrefi-kunja-njera-tjetres-cfare-ndodhi-mes-dy-ish-shoqeve-te-ngushta"

Rozë

Gazeta Express

22/05/2022 16:26

Leonora Jakupi dhe Nora Istrefi kunja njëra-tjetrës, çfarë ndodhi mes dy ish-shoqeve të ngushta?

Rozë

Gazeta Express

22/05/2022 16:26

Dy këngëtaret e njohura, Leonora Jakupi dhe Nora Istrefi dikur ishin dy shoqe të ngushta, por sot nuk flasin më me njëra-tjetrën.

Së fundmi, ato kanë qenë bashkë në të njëjtin event dhe situata mes tyre ka qenë e tensionuar. Sipas “Panorama plus”, në dhomat e grimit, mes dy vajzave ka pasur momente tensioni, ku nuk i kanë kursyer batutat me kunja. E njëjta situatë është vënë re edhe në festën e organizuar pas shfaqjes. Nora ka zgjedhur të qëndrojë në tavolinë me të afërmit e saj, kurse Leonora ka zgjedhur të jetë pranë disa nga kolegëve të saj të showbizit kosovar.

Lexo Edhe:

Kujtojmë që shkak për zënkën mes vajzave është bërë kënga “Sa t’kom dasht”, e cila ishte realizuar për ta kënduar Leonora, por që e kishte marrë Nora. Kënga u realizua nga Flori Mumajesi për Leonora Jakupin dhe kjo e fundit ia tregoi Nora Istrefit, e cila e regjistroi këngën në një studio tjetër. Që prej asaj dite, marrëdhënia e dy ish-mikeshave nuk ishte më njësoj./abcnews.al