Reperi Ledri Vula ka postuar një foto nga Prishtina, e ku është pushtuar nga “like” në Instagram
Ai shpesh është cilësuar si njëri prej reperëve “ikonë” nga Prishtina, ku për më shumë se 10 vite ka përfaqësuar me lirika kryeqytetin e Kosovës.
E sonte, Ledri ka postuar një foto nga Mercedesi i tij e ku në prapavijë është Pallati i Rinisë në Prishtinë.
Nuk kanë vonuar shumë dhe fotoja është vërshuar nga 41 580 “pëlqime” nga fansat e tij.
Kënga e fundit e Ledrit, “Ça bone” ka marrë më shumë se 2.4 milionë klikime në YouTube, derisa një javë më parë Ledri mbajti disa koncerte në Amerikë. /GazetaExpress/

