Raporti mjekësor i Trump: Gëzon shëndet të mirë fizik dhe mendor - Gazeta Express
string(63) "raporti-mjekesor-i-trump-gezon-shendet-te-mire-fizik-dhe-mendor"

Lajme

Gazeta Express

31/05/2026 10:23

Raporti mjekësor i Trump: Gëzon shëndet të mirë fizik dhe mendor

Lajme

Gazeta Express

31/05/2026 10:23

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump rezulton në gjendje të mirë shëndetësore dhe plotësisht i aftë për të ushtruar detyrën e kreut të shtetit. Ky është përfundimi i kontrollit të fundit mjekësor, rezultatet e të cilit u publikuan nga Shtëpia e Bardhë.

Në raportin e hartuar nga mjeku i presidentit, thuhet se ekzaminimi i kryer më 26 maj në qendrën mjekësore ushtarake Walter Reed konfirmoi gjendje të shkëlqyer fizike dhe njohëse të tij.

Sipas dokumentit, Trump përmbush plotësisht kërkesat për të ushtruar funksionin e komandantit të përgjithshëm dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara. Vetë Trump deklaroi pas kontrollit se mjekët nuk kishin konstatuar asnjë problem shëndetësor. Ky ishte ekzaminimi i tretë mjekësor që ai i është nënshtruar gjatë 13 muajve të fundit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement