KQZ: Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta - Gazeta Express
string(72) "kqz-sot-perfundon-afati-per-regjistrimin-e-votuesve-me-nevoja-te-vecanta"

Lajme

Gazeta Express

31/05/2026 9:53

KQZ: Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta

Lajme

Gazeta Express

31/05/2026 9:53

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot, më 31 maj 2026, përfundon afati për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta për të votuar në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas njoftimit, qytetarët që për shkak të aftësisë së kufizuar ose nevojave të veçanta nuk mund të shkojnë në vendvotim, mund të regjistrohen për të votuar përmes ekipeve mobile të KQZ-së.

Regjistrimi mund të bëhet online përmes platformës zyrtare https://vpnv.kqz-ks.org/sq/ ose duke u paraqitur në Zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.

KQZ ka bërë thirrje që qytetarët e interesuar të shfrytëzojnë mundësinë brenda afatit të caktuar, në mënyrë që të garantohet pjesëmarrja e tyre në procesin zgjedhor.

Advertisement
Advertisement
Advertisement