Laporta: “Neymar? Normale që thotë ashtu, janë shokë me Messin – shpresoj që Leo të dëgjojë” - Gazeta Express
string(85) "laporta-neymar-normale-qe-thote-ashtu-jane-shoke-me-messin-shpresoj-qe-leo-te-degjoje"

Laporta: “Neymar? Normale që thotë ashtu, janë shokë me Messin – shpresoj që Leo të dëgjojë”

Futboll

Gazeta Express

03/12/2020 14:46

Kandidati presidencial i Barcelonës, Joan Laporta ka refuzuar të komentojë reagimin e Neymar, se ai dëshiron të luajë së bashku me Lionel Messin përsëri.

Braziliani morri vëmendjen të mërkurën duke thënë se gjëja që ai dëshiron më shumë në karrierën e tij është të ribashkohet me kapitenin e Barcelonës, dhe të luajnë përsëri së bashku në një skuadër, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pasi që deri më tani, Messi ende nuk është i vendosur të largohet përfundimisht nga katalonia, apo të qëndroj, pasi që kontrata e tij i mbaron në verën e ardhshme, por argjentinasi është duke i pritur zgjedhjet presidenciale dhe më pastaj të vendos konkretisht për të ardhmen e tij.

 “Unë nuk jam i shqetësuar me fjalët”, tha Laporta.

“Unë kam gjëra që do të doja të them, por nuk do t’i bëj që të mos destabilizoj ekipin.”

“Skuadra po rritet, ne nuk mund t’i destabilizojmë ata. Unë e di se çfarë mund ta bëjë këtë dhe unë nuk do ta luaj këtë lojë duke dhënë emrat e lojtarëve që mund të transferohen.”

“Është normale që Neymar ta thotë këtë. Ata janë miq dhe kanë një marrëdhënie. Shpresoj që Leo të presë dhe të dëgjojë propozimin e bërë nga presidenti i ri i Barcelonës”, shtoi ai.

“Ne kemi kontakte me Leo dhe e di që ai më respekton. Ne e respektojmë njëri-tjetrin, por nuk kemi diskutuar rinovimin e tij.”

“Ai garanton që ju mund të aspironi të fitoni gjithçka. Unë dua që ai të qëndrojë në Barcelona”.

Në kohën e tyre së bashku në Camp Nou, Messi dhe Neymar fituan tripleten, një tjetër titull të La Ligas, një Supërkupë të Spanjës dhe dy trofe të tjerë Copa del Rey. /Gazeta Express/