Osmani e Statovci ishin për iftar në mensën e studentëve - Gazeta Express
string(56) "osmani-e-statovci-ishin-per-iftar-ne-mensen-e-studenteve"

Osmani e Statovci ishin për iftar në mensën e studentëve

Lajme

Gazeta Express

29/03/2024 6:58

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bashkë me deputeten e Listës Guxo, në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ishin dje për iftar në mensën e studentëve.

Statovci tha se gjenerata e saj, sikurse kjo e tashmja, janë gjenerata të cilat gëzojnë privilegjin të jenë studentë të lirë, me një të ardhshme në Kosovën e bërë, e nën përkushtimin që të rrisin profesionalizimin e të fuqizojnë shtetin si brenda ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Lexo Edhe:

“Por kjo nuk është pa historinë e vet, me shumë munde edhe nga kolegë tonë paraardhës, të cilët ani pse me vështirësi të ndryshme të kohës, nuk humbën kurrë entuziazmin e tyre prej studentësh”, shkroi Statovci.

Tutje, ajo falënderoi drejtorin e mensës së studentëve, Ekrem Rudarin dhe stafin e Qendrës Studentore për pritjen.