Vetaksident në qendër të Prizrenit, lëndohet një person - Gazeta Express
string(54) "vetaksident-ne-qender-te-prizrenit-lendohet-nje-person"

Vetaksident në qendër të Prizrenit, lëndohet një person

Lajme

Gazeta Express

28/04/2024 22:34

Një vetaksident ka ndodhur në qendër të qytetit të Prizrenit, ku ka mbetur i lënduar një person.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

Lexo Edhe:

Ai ka treguar se personi është duke marrë trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

“Bëhet fjalë për vetaksident në qendër të Prizrenit, një person ka humbur kontrollin gjatë vozitjes së veturës dhe ka përfunduar duke goditur anësorësit, mbrojtësit e betoni dhe më pas ka goditur edhe një pemë”, ka thënë ai. /Gazeta Express