Laboratori i kokainës në Fier, dyshohet se droga vinte nga Kolumbia, kalonte përmes Tivarit për në Shqipëri - Gazeta Express
string(105) "laboratori-i-kokaines-ne-fier-dyshohet-se-droga-vinte-nga-kolumbia-kalonte-permes-tivarit-per-ne-shqiperi"

Laboratori i kokainës në Fier, dyshohet se droga vinte nga Kolumbia, kalonte përmes Tivarit për në Shqipëri

Shqiperi

Gazeta Express

24/11/2022 19:04

Operacionet antidrogë të zhvilluara sot pasdite në Fier dhe në Tivar të Malit të Zi, dyshohet se janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën.

Dyshohet se lënda narkotike kokainë është kapur në Portin e Tivarit, ndërsa destinacioni përfundimtar ishte Fieri ku përpunohej në laboratorin në e zbuluar në zonën e Frakull.

Lexo Edhe:

Sakaq droga dyshohet se ka ardhur nga Kolumbia. Bëhet fjalë për 400 kg pleh kimik të përzier me kokainë e kapur në Frakull të Fierit dhe po ashtu edhe në portin e Tivarit u kap rreth 400 kg pleh kimik i përzier me kokainë.

Në Malin e Zi, është zhvilluar operacioni me urdhër të Prokurorisë Speciale në bashkëpunim me autoritetet shqiptare.

Ndërsa në Fier, operacioni është zhvilluar nga SPAK dhe DEA amerikane pas 3 muajsh hetime.