Aksion i përbashkët Shqipëri-Mali i Zi, sekuestrohet një sasi e madhe kokaine - Gazeta Express
string(76) "aksion-i-perbashket-shqiperi-mali-i-zi-sekuestrohet-nje-sasi-e-madhe-kokaine"

Shqiperi

Gazeta Express

24/11/2022 17:43

Aksion i përbashkët Shqipëri-Mali i Zi, sekuestrohet një sasi e madhe kokaine

Shqiperi

Gazeta Express

24/11/2022 17:43

Foto ilustruese

Një sasi e madhe kokaine është sekuestruar gjatë një aksioni të policisë malazeze dhe asaj shqiptare.

Lexo Edhe:

Sipas raportimeve kokaina ishte e fshehur në thasë dhe u zbulua nga policia malazeze gjatë muajt korrik, me ndihmën e Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave, pasi dërgesa mbërriti në Portin e Tivarit.

Inspektorët e Sektorit Kundër Krimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit dhe kolegë nga Shqipëria, mbajtën nën vëzhgim dërgesën derisa të vinte porositësi për të, gjë që ndodhi pikërisht sot.

Sipas informacioneve, në atë aksion janë arrestuar disa persona dhe në territorin e Shqipërisë, në afërsi të Tiranës.

Gjithashtu bëhet me dije se policia po kontrollon një magazinë në pronësi të njërit prej të arrestuarve.

/Gazeta Express