Kush është i plagosuri në Vlorë, pjesë e bandës së tritolit të Julian Sinanajt, i vuri bombën ish-prefektit - Gazeta Express
string(105) "kush-eshte-i-plagosuri-ne-vlore-pjese-e-bandes-se-tritolit-te-julian-sinanajt-i-vuri-bomben-ish-prefektit"

Kush është i plagosuri në Vlorë, pjesë e bandës së tritolit të Julian Sinanajt, i vuri bombën ish-prefektit

Shqiperi

Gazeta Express

26/01/2021 12:54

Pak më parë një atentat me plagosje ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku ka mbetur i plagosur Marion Mitro, i cili më parë është dënuar si pjesë e bandës së tritolit të Julian Sinanajt dhe vendosjen e tritolit në makinën e ish-prefektit të Vlorës Besnik Dervishaj, e cila u zbulua brenda gardhit të kryeministrisë, ku ai kishte shkuar për një takim.

Mësohet se Mitro ka marrë dy plumba, njërin në kokë dhe tjetrin në krah. Pas atentatit ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes, policia ka gjetur të djegur një mjet në rrugën Vlorë-Selenicë.

Lexo Edhe:

Emri i Mitros ka dalë fillimisht nga i penduari i drejtësisë Ndriçim Gjokona, i cili zbërtheu grupin e tritolit të Julian Sinanajt.

Për këto ngjarje dhe vendosjen e tritolit ndaj ish-prefektit Dervishi, Mitro u dënua me 8 vite burg.

I penduari i drejtësisë, në të ashtuquajturën ‘banda e tritolit’, Ndriçim Gjokona, nxjerr fakte tronditëse në dëshminë e tij dhënë para prokurorëve të Krimeve të Rënda, për lidhjet e kriminelëve me struktura të caktuara të policisë. Sipas Gjokonës, vrasësi me pagesë Julian Sinanaj dhe të dyshuarit e tjerë, kishin lidhje të forta dhe me pushtet në policinë e Vlorës. Madje, Gjokona thekson se njëri prej punonjësve të policisë, ishte në dijeni të aktivitetit kriminal të Julian Sinanajt.

“Denoncimin unë kërkoja ta bëja qysh një vit më parë, pikërisht pas vrasjes së Sokol Veizit, por nuk arrita ta bëja këtë, sepse konstatoja se ata ishin lidhur me persona në pushtet në policinë e Vlorës. Njërin prej tyre unë e njihja fizikisht sepse ai takohej shpesh me Julianin dhe kushëririn e Andonit, që quhet X.

Për këtë person Juliani më kishte treguar se ai kishte dijeni për aktivitetin e tij”, shprehet i penduari i drejtësisë. Mandej, ai rrëfen për ofertën që i pandehuri Marion Mitro, i ka bërë brenda në qelitë e burgut, duke i kërkuar të dëshmonte në favor të tij.

Tritoli te Kollozi
Në lidhje me ngjarjen e vendosjes së tritolit në pallatin e Ardian Kollozit, unë nuk kam dijeni se kush e ka kryer atë. E kujtoj mirë si ngjarje, kur ajo ka ndodhur pasi unë kam qenë në shtëpinë time që kam pasur me qira pranë lokalit “X”. Pasi kam dëgjuar shpërthimin e ndodhur tek pallati i Ardian Kollozit, kam dalë në ballkon dhe kam parë se në ballkon, kishin dalë dhe persona të tjerë.

Të nesërmen në mëngjes, nëpërmjet lajmeve kam mësuar se ajo ishte vendosur tek hyrja e apartamentit të pallatit të Ardian Kollozit. Atë mëngjes unë jam takuar me Julian Sinanajn, kur në momentin që kemi kaluar pranë pallatit, unë i jam shprehur Julianit ‘që çfarë po ndodh këtu, çfarë bëjnë këto r..q… se do na marrin në qafë, do na djegin”, ku mbas kësaj vërejta një farë shtangie nga Juliani dhe marrjen e qëndrimit serioz të tij.

Mbas këtij momenti pashë se ai në raport me mua ndryshoi qëndrim dhe u bë më i egërsuar. Ai mu drejtua duke më thënë “ç’punë ke ti që shan, kush e di si e kanë pasur problemin, nuk bën njeri kot gjëra të tilla, pa pasur një motiv”.

Në atë moment, unë dyshova se mos vetë ai ishte autor i kësaj ngjarje, pasi prej tij kisha mësuar se ai ishte ekspert në përdorimin e lëndëve eksplozive.

Po të njëjtin qëndrim, ai vazhdoi të mbante edhe ndaj meje në momentin që jemi ulur për të pirë kafe, përballë ëmbëltore “R…”, që ndodhet pranë pallatit të Ard Kollozit.

Gjithashtu, unë dyshova tek Juliani, pasi aty pranë atij pallati ai jetonte me qira, në një pallat tjetër që ishte në të njëjtin bllok pallatesh, apartament të cilin e kishte marrë së fundi me qira, banesë tek e cila unë nuk kam qenë në asnjë rast.

Prokurorët: Cilat janë banesat për të cilat keni dijeni që Julian Sinanaj ka jetuar në qytetet, Vlorë, Tiranë dhe Durrës?
Gjokona: Me shtetasin Julian Sinanaj, unë jam njohur diku nga mesi i vitit 2011, kohë në të cilën sipas bisedave me të, kam mësuar se ai kishte ardhur nga Greqia, ku atje kishte jetuar për një kohë të gjatë familjarisht.

Gjatë kohës që ai qëndronte në Vlorë, marrëdhëniet mes nesh nuk kanë qenë fort të ngushta. Unë ndaj këtij personi kam qëndruar i larguar, pasi prej tij mu kërkua që të bëja ndonjë grabitje së bashku me të. Gjatë kohës që shoqëria dhe qëndrimi ndërmjet nesh, filloi të afrohej unë në biseda me të unë kam mësuar se ai jetonte me qira në Skelë, pranë vilës së “X”. Kam dijeni se ai shpesh herë ndërronte apartamentet, për të cilat nuk me tregonte vendndodhjen e tyre, pasi nuk ofronte shoqërinë e tij në shtëpi.

Nuk kam dijeni se ku ka qëndruar me qera në qytetin e Durrësit, por prej tij më është thënë se ai kishte dy apartamente të tijat, të cilat i kishte blerë në Durrës, me fitimet e marra gjatë viteve që jetonte në Shqipëri.

Ndërsa në Tiranë, di që ka pasur tre apartamente me qera. Nga ana e Julianit më është treguar se në njërin nga apartamentet e Tiranës, ai mbante armët, në tjetrin jetonte dhe një apartament e kishte marrë në afërsi të bankave, sepse kërkonte ta përdorte, për strehim mbas kryerjes së grabitjeve të tyre.

Prokurorët: Cili ishte rrethi shoqëror i Julian Sinanaj gjatë viteve që ju njiheni me të?

Gjokona: Kam dijeni se Julian Sinanaj, shoqërohej me mua, me Andon Mëhillajn, Genis Mëhillajn dhe në Tiranë, shoqërohej me vëllain e të fejuarës, emri i të cilit nuk më kujtohet. Krahas personave të mësipërm unë Julianin e kam parë të shoqërohej edhe me L., i afërm i Andon Mëhillaj, me Marionin, që kam mësuar se ka mbiemrin Mitro, me E.L, dhe djalin e dajës së tij. Me këta persona, më ka qëlluar dhe mua në shumë raste që të takohesha dhe të pija një kafe me ta, ku me disa prej tyre, edhe kemi drekuar.

Prokurorët: Kur në ç’kohë keni parë shoqërimin e Julian Sinanaj me shtetasin Marion Mitro dhe çfarë i lidhte në shoqëri këta dy shtetas ndërmjet tyre?

Gjokona: Afërsisht një vit pas vrasjes së Sokol Veizit dhe direkt pas prishjes së marrëdhënieve të Julian Sinanaj me Andon Mëhillajn, kam parë se Genis Mëhillaj së bashku me Marion Mitron, në prezencën time janë takuar në dy tri raste.

Rasti i parë ka qenë pranë Shkollës së Marinës, në barin e një hoteli, ku në këtë takim ka qenë Marion Mitro, Genis Mëhillaj, Julian Sinanaj dhe unë.

Të katërt kemi qëndruar në një tavolinë dhe pasi kemi pirë kafe nga ana e tyre më është kërkuar që unë të largohesha nga tavolina e tyre, sepse kishin një bisedë të tre, për të cilën unë nuk duhet të kisha dijeni.

Mbas këtij takimi nga ana e Julianit, më është thënë se qëllimi i takimit ishte që të zbusnin konfliktin e Julianit me Andonin. Takimi i dytë ka qenë në rrugën “Transballkanike”, në një lokal në katin e dytë. Mbas këtij takimi, nga ana e Julianit mu sqarua qëllimi i tyre, ku më tregoi se ata i kishin afruar një punë, të kryente një vrasje, ku në këmbim të saj, do të fitonte një dyqan. Takimi i tretë ka qenë kur më ka dërguar Julian Sinanaj te lokal “X”, të shkoja të shikoja se kush ndodhej në lokal, sepse atje Juliani kishte lënë takim me Genis Mëhillajn, Marion Mitron dhe A.

Pasi kam bërë verifikimin, i kam treguar Julianit, i cili më kërkoi që unë të vazhdoja, sepse ai do të takohej me ta. Pas këtij takimi, Juliani nuk ma tregoi qëllimin, por disa kohë më pas më tregoi se kishte të bënte me vrasjen, që ata i kishin kërkuar.

Për këtë vrasje, nga ana e Julianit mu propozua që dhe unë të merrja pjesë në të, ku si përfitim do të merrja gjysmën e vlerës, që do të përfitohej nga shitja e dyqanit. Dua të sqaroj se gjatë kësaj kohe, dyqani i është dhënë me letra Julian Sinanajt, për të cilin më ka treguar se dyqani ishte marrë në emrin e nënës së tij, veprim i cili ishte bërë te noteri.

Prokurorët: Çfarë numrash telefoni celularë keni pasur në përdorim gjatë viteve të fundit. A keni patur adresa elektronike e-mail apo faqe “Facebook”, nëse po a keni komunikuar me Julian Sinanaj, Andon Mëhillaj, Gentjan Mëhillaj, Marjon Mitro dhe A, në numrat e tyre të telefonit, apo në adresat elektronike që ata kanë patur në përdorim?

Gjokona: Unë gjatë kohëve të fundit kam pasur në përdorim tre numra telefoni. Po ashtu kam patur edhe adresë e-maili volxxx654@yahoo. com me pasuord “tonaxxxxi-me” dhe emrin e profilit në faqen e “Facebook”-ut, L.Gjokona. Përsa i përket shtetasve të mësipërm, me përjashtim të A, unë kam komunikuar me numrat e tyre të celularit që ata kanë pasur në përdorim, ku numrat e tyre i kam pasur të regjistruara në telefonat e mi. Kujtoj se Marion Mitron e kam pasur të regjistruar në telefon me emrin Marion, numri i të cilit nuk më kujtohet. Po ashtu kam pasur edhe dy numra të Genis Mëhillajt, të cilat kanë qenë të regjistruara me emrin e Geno dhe Gen, ku kujtoj se njëri prej tyre ka qenë me shifrat 460 në fund. Kam pasur të regjistruar numrin e Andon Mëhillajt, me emrin Eri, numri i të cilit kujtoj se është 069 63xx xxx. Krahas komunikimeve që unë kam pasur nëpërmjet telefonit me këta persona, kam komunikuar edhe me ‘chat’ në faqen e “Facebook”-ut me Andon Mëhillaj, në fillim të njohjes sonë, të cilin më pas e kam fshirë si Friends, sepse bënte komente të papëlqyera.

Pyetje: Cilat kanë qenë automjetet që keni përdorur gjatë viteve të fundit, po shtetasit Julian Sinanaj, Andon Mëhillaj, Gentjan Mëhillaj, Marion Mitro dhe A., çfarë automjetesh kanë përdorur gjatë kësaj kohe?

Përgjigje: Unë përpara rreth një viti kam pasur në përdorim një motor “Skuter” me ngjyrë blu, të cilin ma kishte falur Julian Sinanaj, pa ndonjë shërbim të kryer nga ana ime ndaj tij. Këtë motor unë e kam shitur në verën e vitit 2013. Përsa i përket shtetasit Julian Sinanaj di se ai ka pasur dy motorë “Skuter” një me ngjyrë blu dhe një me ngjyrë të zezë, të cilat nuk i ka më sepse një e ka shitur dhe një ia kanë vjedhur.

Po ashtu di se ai qarkullonte shpesh me motorin e L., i afërm Andon Mëhillajt. Përsa i përket makinave, kam dijeni se ai ka pasur një makinë ‘Audi’, të cilën nuk kam dijeni se ku ndodhet ajo. Për këtë makinë nga ana e Julian Sinanajt më është thënë se me të, gjatë vitit 2013 ka bërë një vrasje të një biznesmeni në Tiranë. Për këtë ngjarje më ka thënë se ajo ishte kryer me porosi, ndërmjetësi së cilës ka qenë një kushëriri i tij, për të cilin nuk kam dijeni se kush është ai.

Nga ana e Julianit më është thënë se nga kjo vrasje ai kishte përfituar 40 mijë euro, nga të cilat 10 mijë euro i ka dhënë kushëririt për ndërmjetësimin. Po ashtu prej tij kam mësuar se targat e kësaj makine ‘Audi’, gjendeshin tek shtëpia e tij, pasi ato do të përdoreshin tek vrasja e biznesmenit të Durrësit, nëse nuk do të arrinim të gjenim targa të tjera. Për këto targa nuk jam në gjendje të përcaktoj nëse ishin shqiptare apo të huaja, por thjesht dija se ato i posedonte Juliani. Për këtë ngjarje, Juliani më ka treguar se atë e kishte kryer me një armë të kalibrit 7.65 mm.

Gjatë një bisede që unë bëja me Julianin në një kafe kohët e fundit në Tiranë, tek bisedonim për llojet e armëve, ai më lëvdonte armën kalibër 7.65 mm, kalibër të cilin unë ja shaja. Në këto momente ai më tha se me këtë kalibër unë e kam bërë një vrasje në Tiranë, ku më tregoi rrethanat të cilat i shpjegova më lart. Makina tjetër e Julianit është ajo e markës ‘Fiat Brava’ me ngjyrë të errët, të cilën ai e kishte blerë në Maminas.

Kjo makinë është sekuestruar nga policia në momentin e arrestimit dhe pikërisht tek kjo makinë do të vendoseshin targat e makinës ‘Audi’ nëse nuk do të gjenim targa të tjera. Për të gjetur targat unë së bashku me Julianin kemi dalë dhe kemi tentuar ti vidhnim, por nuk arritëm t´i gjenim.
Përsa i përket shtetasit Marion Mitro, di se ai ka qarkulluar me një makinë ‘Opel Vektra’, me ngjyrë gri, me targa greke. Nuk kam dijeni për makina të tjera të përdorura prej tij.

Për Gentjan Mëhillajn di se ka pasur një katërfenerësh, portobagazh me ngjyrë gri me targa. Po ashtu di se ka edhe makinën ‘Opel Vektra’, me ngjyrë gri me targa Vlore. Për Andon Mëhillajn, di se fillimisht ka pasur autoveturën ‘Reno Sheik’, ngjyrë blu me targa greke, ZMK numrat nuk ja kujtoj.
Gjithashtu Andoni ka një ‘Benz Panorama’, me ngjyrë të zezë me targa Vlora, të cilën e ka blerë nga B.M.