Atentat në Vlorë, i plagosur Marion Mitro, gjendet makina e djegur e autorëve - Gazeta Express
string(75) "atentat-ne-vlore-i-plagosur-marion-mitro-gjendet-makina-e-djegur-e-autoreve"

Atentat në Vlorë, i plagosur Marion Mitro, gjendet makina e djegur e autorëve

Shqiperi

Gazeta Express

26/01/2021 12:29

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak më parë në Vlorë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë Bibliotekës së qytetit.

Mësohet se i plagosuri është Marion Mitro, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Lexo Edhe:

Ndërsa policia bën me dije se në aksin rrugor Vlorë- Selenicë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur i markës “Land Rover”, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit të ngjarjes.

Vijon krehja e zonës nga shërbimet e DVP Vlorë, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Njoftimi i policisë

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 10:00, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur (dyshohet me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta), shtetasi M. M., banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë krehjes së zonës, në aksin rrugor Vlorë- Selenicë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur i markës “Land Rover”, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit të ngjarjes.

Vijon krehja e zonës nga shërbimet e DVP Vlorë, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.