Prepotenca e deputetit të VV’së: Zgjedhjet do të mbahen për ta parë kush del në vend të dytë - Gazeta Express
string(90) "prepotenca-e-deputetit-te-vvse-zgjedhjet-do-te-mbahen-per-ta-pare-kush-del-ne-vend-te-dyte"

Prepotenca e deputetit të VV’së: Zgjedhjet do të mbahen për ta parë kush del në vend të dytë

Lajme

Gazeta Express

29/03/2024 22:50

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka ironizuar me opozitën pasi janë duke kërkuar zgjedhje në vend. Sipas Bashës gara do të zhvillohet për vendin e dytë, përcjell Gazeta Express.

Ai në një intervistë në RTV Dukagjini ka thënë se VV-ja është rehat dhe se vendi i parë tashmë dihet.

Lexo Edhe:

“Kemi me i harxhu 5 milionë euro me pa se kush del në vendin e dytë. Qiky është fakti në terren. Unë po them që me u bë më interesant le të dalin bashkë”, tha Basha.

“Opozita s’janë bashkë. Janë të ndarë. AAK-ja e lyp mandatin e rregullt deri në fund.  LDK-ja nuk e di çka don LDK-ja edhe ata vet s’besoj që e dinë… Dorëheqje jo. Ne jemi rehat, për shkak që shumë sene janë duke shkuar mirë për qytetarët e Republikës së këtij vendi edhe mandati që na e ka dhënë qytetarët është katër vjet. Po flas rehat në kryerjen e punëve që janë duke u bë. Mendoj që rehatia jonë janë punët e mira që janë duke u bërë për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Basha.

Basha tutje tha se asnjëherë brenda grupit parlamentar të LVV-së nuk është diskutuar puna e shkuarjes në zgjedhje.

“Brenda grupit tonë parlamentar asnjëherë nuk e kemi diskutuar se kur do të shkojmë në zgjedhje , për të qenë shumë i sinqerte. Mendoj që brenda grupit parlamentar nëse nesër diskutohet ka mendime të ndryshme se kur duhet të shkojmë në zgjedhje. Mendoj që kemi punë të mira që janë në rrugë e sipër që duhet me i përfundu dhe me e çu mandatin deri në fund”, tha ai. /Express