Ku është interneti më i ngadalshëm në botë dhe në cilin vend renditet Kosova - Gazeta Express
string(76) "ku-eshte-interneti-me-i-ngadalshem-ne-bote-dhe-ne-cilin-vend-renditet-kosova"

Ku është interneti më i ngadalshëm në botë dhe në cilin vend renditet Kosova

AutoTech

Gazeta Express

05/12/2021 12:35

Në një raport mbi shpejtësinë e aksesit në internet me brez të gjerë në botë në vitin 2021, Cable.co.uk deklaroi se Turkmenistani, me një shpejtësi interneti prej 0,50 megabajt për sekondë (Mbps), është më i ngadalti nga të gjitha 224 vendet e mbuluara nga sondazhi.

U deshën pak më shumë se 22 orë e 34 minuta për të shkarkuar pesë gigabajt.

Lexo Edhe:

Kjo shifër e vendos vendin e izoluar në Azinë Qendrore edhe pas vendeve të shkatërruara nga lufta si Jemeni, Sudani i Jugut, Somalia dhe Afganistani për sa i përket shpejtësisë së internetit, ka treguar hulumtimi.

Kurse sa i përket Kosovës, vendi ynë renditet në vendin 81 në botë, për sa i përket shpejtësisë së internetit.

Shqipëria është pak më keq se ne, ajo renditet në vendin 96, pra ka internet pak më të ngadaltë se ne.

Në vendin e parë është ishulli Jeresey, që llogaritet pjesë e Mbretërisë së Bashkuar.

Në Evropën Lindore, tre vendet me shpejtësinë mesatare më të lartë të internetit janë Hungaria (104.07 Mbps, e 10-ta), Rumania (67.40 Mbps, e 29-ta) dhe Sllovenia (67.20 Mbps, e 30-ta).

Dy vendet më të ngadalta në Gadishullin e Ballkanit janë Maqedonia e Veriut (15.38 Mbps, e 107-ta) dhe Shqipëria (19.36 Mbps, e 96-ta).

Cable.co.uk tha se lista rrjedh nga më shumë se 1.1 miliardë teste shpejtësie të kryera në 12 muajt deri më 30 korrik. /Telegrafi/