Me fitore të shkëlqyera, tenistët e Kosovës vazhduan edhe në ditën e dytë të Kampionatit Botëror të tenisit “Davis Cup”.
Sot, në përballje me Islandën, Kosova arriti të shënojë fitore duke e mposhtur ekipin kundërshtar 2:1 në ndeshje.
Jasin Jakupi shënoi fitore duke e rikthyer ndeshjen nga 0:1 në sete në 2:1, përderisa Vullnet Tashi mposhti kundërshtarin 2:0 në sete.
Rezultatet:
Jasin JAKUPI – Egill Sigurdsson 1:6 6:4 6:4
Vullnet TASHI – Rafn Bonifacius 7:5 6:0
Granit BAJRALIU/Mal AGUSHI – Egill Sigurdsson/Rafn Bonifacius 1:6 3:6
Nesër, Kosova do përballet me Shqipërinë, ndërsa të shtunën ekipi do të luftojë për t’u kualifikuar një rang më lartë, në grupin e tretë. /Gazeta Express/