Kosova e mbyll me humbje fushatën kualifikuese për EURO 2022 - Gazeta Express
string(60) "kosova-e-mbyll-me-humbje-fushaten-kualifikuese-per-euro-2022"

Sporte tjera

Gazeta Express

02/05/2021 23:47

Kosova e mbyll me humbje fushatën kualifikuese për EURO 2022

Sporte tjera

Gazeta Express

02/05/2021 23:47

Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur me humbje fushatën e dështuar kualifikuese për Kampionatin Evropian të Hendbollit 2022, pasi u mund bindshëm 39:16 nga Suedia.

Kosova i pësoi katër humbje, e shënoi një fitore dhe barazoi një herë tjetër në gjashtë ndeshje, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Disfata e thellë kundër Suedisë në udhëtim nënkupton se Kosova e mbylli Grupin 8 në vendin e fundit me vetëm tri pik.

Verdhekaltrit e kishin mundësinë për t’u bërë ekipi i parë kombëtar që siguron pjesëmarrjen në një turne deri në ndeshjen e parafundit kualifikuese kundër Malit të Zi në Prishtinë.

Por humbja kundër shtetit fqinj dhe tani kundër nënkampiones së botës brenda pak ditës e lë Kosovën në fund të grupit dhe jashtë EURO 2022.

Gjatë këtij cikli, Kosova do të mbahet në mend për fitoren e parë historike në udhëtim kundër Rumanisë, ndaj të cilës nxori edhe barazim në Prishtinë. /Gazeta Express/