Kosova 1:1 Andorra, notat e lojtarëve: Zhegrova e Rashica vlerësohen më së larti, zhgënjeu Zeneli - Gazeta Express
string(93) "kosova-11-andorra-notat-e-lojtareve-zhegrova-e-rashica-vleresohen-me-se-larti-zhgenjeu-zeneli"

Kosova 1:1 Andorra, notat e lojtarëve: Zhegrova e Rashica vlerësohen më së larti, zhgënjeu Zeneli

Sport

Gazeta Express

28/03/2023 23:04

Kombëtarja e Kosovës zhgënjeu sonte duke barazuar me Andorrën, në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 1:1, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Edon Zhegrova (59’) shënoi për “Dardanët”, kurse Albert Rosas (61’) për mysafirët.

Zhegrova, bashkë me Milot Rashicën, u vlerësuan më së larti nga kjo ndeshje. Të dy morën notën 7.8.

Te Andorra nota më e lartë i takoi portierit, Iker Alvarez, 7.3.

Notat e lojtarëve:

/Gazeta Express/