Konjufca me COVID, autorizon Kujtim Shalën e LDK-së që ta udhëheqë seancën e Kuvendit - Gazeta Express
string(84) "konjufca-me-covid-autorizon-kujtim-shalen-e-ldk-se-qe-ta-udheheqe-seancen-e-kuvendit"

Konjufca me COVID, autorizon Kujtim Shalën e LDK-së që ta udhëheqë seancën e Kuvendit

Lajme

Gazeta Express

27/01/2022 11:34

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala do ta udhëheq sot seancën e Kuvendit të Kosovës, pasi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19, shkruan Gazeta Express.

Në sallë nuk gjendet as nënkryetarja e parë, Saranda Bogujevci, e cila poashtu është infektuar me këtë virus.

Lexo Edhe:

Shala tha se ai do ta drejtojë sot seancën me autorizim të Konjufcës.

“I hap punimet e seancës të jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës sipas kërkesës së 41 deputetëve të Kuvendit. Ju njoftojë se sot këtë seancë unë do ta udhëheq në bazë të autorizimit të autorizimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z.Glauk Konjufca”, ka thënë Shala.

Dje  është konfirmuar se Konjufca është infektuar për dytë me virusin Covid-19. /Express/