Konflikti me armë për pallatin në Tiranë, gjykata jep masën e sigurisë për dy pronarët dhe tre rojet - Gazeta Express
string(99) "konflikti-me-arme-per-pallatin-ne-tirane-gjykata-jep-masen-e-sigurise-per-dy-pronaret-dhe-tre-rojet"

Shqiperi

Gazeta Express

16/01/2021 15:24

Konflikti me armë për pallatin në Tiranë, gjykata jep masën e sigurisë për dy pronarët dhe tre rojet

Shqiperi

Gazeta Express

16/01/2021 15:24

Ditën e sotme gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë ndaj 5 personave të arrestuar për konfliktin mes dy ortakëve në kompleksin e pallateve tek rruga “Ndre Mjeda” .

Gjykata vendos masën “Arrest shtëpie” për Sino Llanaj dhe Albert Allmuçën.

Lexo Edhe:

Ndërsa për tre rojet, Shkelzen Byberi, Skënder Margjeka dhe Alfred Lumani, gjykata ka caktuar masën “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë, vijon të jetë ende në kërkim personi që qëlloi me armë biznesmenin Llanaj, duke e plagosur me plumb në këmbë.

Kujtojmë se sherri ndodhi mes biznesmenëve Sino Llanaj dhe Albert Allmuça.

Dy biznesmenët Llanaj dhe Allmuça, bashkëpunëtor në pallatin që po ndërtohet kanë konflikt për çështje borxhi.

Kujtojmë se gjatë përplasjes, u plagos një kalimtar i rastit, ndërsa roja i pallatit u sulmua me sende të forta.

Sipas hetimeve, Allmuça ka pasur dijeni që në pallatin që po ndërton kanë shkuar një grup personash për t’u konfliktuar.