Para një jave u rrahën pas shitjes së apartamenteve dy herë, dalin detaje për plagosjen në Tiranë - Gazeta Express
string(96) "para-nje-jave-u-rrahen-pas-shitjes-se-apartamenteve-dy-here-dalin-detaje-per-plagosjen-ne-tirane"

Para një jave u rrahën pas shitjes së apartamenteve dy herë, dalin detaje për plagosjen në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

13/01/2021 10:20

Një plagosje me armë ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë.

Raportohet se pas një sherri me ortakun e tij ka mbetur i plagosur me armë Sino Llanaj.

Lexo Edhe:

Ai është pronar i “Star Construction” dhe janë konfliktuar për shkak të problemeve me shitjen e apartamenteve nga dy herë.

Gjithashtu bëhet e ditur se edhe roja e këtij objekti është goditur me sende të forta.

Ndërkohë një javë më parë, ata u konfliktuan sërish fizikisht dhe pamjet e sherrit qarkulluan në rrjetet sociale.

Pallati është në ndërtim në rrugën “Ndre Mjeda” në njërën prej zonave që po merr mjaft zhvillim sëfundmi në Tiranë.