Koncerti i radhës i Filharmonisë së Kosovës - Gazeta Express
string(45) "koncerti-i-radhes-i-filharmonise-se-kosoves-2"

Koncerti i radhës i Filharmonisë së Kosovës

Arte

Gazeta Express

01/05/2024 14:56

Më 11 maj, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës mbanë koncertin e radhës në Atelien e Pallatit të Rinisë.

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të prezantohet me koncert nën drejtimin e dirigjentit britanik, Chris McCracken.

Lexo Edhe:

Repertori i mbrëmjes përfshinë “Koncert për flaut Nr. 1” nga francezi André Jolivet në interpretim të flautistes Erëmira Çitaku dhe Orkestrës Harkore.

Një prej veprave më të njohura të shkruara për instrumentin e fagotit “Koncert për fagot Nr. 2” nga kompozitori gjerman Franz Danzi, vjen premierë për publikun e Prishtinës. Kjo në interpretim të orkestrës dhe fagotistit të parë të Filharmonisë së Kosovës Meriton Ferizi.

Në pjesën e dytë të koncertit, do të interpretohet “Simfonia Nr. 8” e kompozitorit Antonín Dvořák.