Sonte në Galerinë Kombëtare ‘Rrugëtimi Modernist i Gjelosh Gjokaj’ - Gazeta Express
string(64) "sonte-ne-galerine-kombetare-rrugetimi-modernist-i-gjelosh-gjokaj"

Sonte në Galerinë Kombëtare ‘Rrugëtimi Modernist i Gjelosh Gjokaj’

Arte

Gazeta Express

15/05/2024 14:41

Sonte me fillim nga ora 19:00, në Galerinë Kombëtare të Kosovës hapet ekspozita ‘Rrugëtimi Modernist i Gjelosh Gjokaj’, kuruar nga Shkëlzen Maliqi.

“Imazhet e artit të hershëm Gjokajt u referohen kujtesave adoloshente të tija nga Lufta e Dytë Botërore, por gjejnë vazhdimësi anksioze edhe që trajtojnë kërcënimet katastrofike të Luftës së Ftohtë nga mesi i shekullit XX që kërcënonte me shpërthim të luftës bërthamore dhe asgjësimin e njerëzimit. Ky ndikim devijues i teknicizmit të keqpërdorur më veprat e viteve 70-ta dhe 80-ta të Gjokajt sikur trajton një teme aktuale edhe sot, mbi sfidën që njeriut i vjen nga robotët me intelegjencë artificiale. Në këtë aspekt pikturat e Gjokajt replikojnë përmes imazheve tematizimin heidegerian të sfidave të njerëzimit modern. Filozofi gjerman Martin Heidegger në vitet e 50-të shkruante mbi “të shkretuarit e tokës” dhe “shndërrimin e njeriut në lëndë të parë” ose “në subjekt shfrytëzimi”. Seria me buste dhe “koka që mbijnë” të Gjokajt, ku ai skicon imazhe groteske të riparimit apo rindreqjes shkel e shko të njeriut, duken sikur ilustrime të diskursit heidegerian.” – Shkëputur nga teksti kuratorial.

Lexo Edhe: