Festivali i muzikës klasike ‘Chopin Piano Fest’ po vazhdon të sjell në kryeqytet përformanca të muzikantëve vendor e ndërkombëtar. Sonte do të përformojnë Saran Suebsantiwongse, Bariton dhe Alberta Troni, Piano.
Saran Suebsantiwongse është bariton i shquar tajlandez, i cili është shkolluar në Shkollën e Muzikës në Manhattan dhe në Kolegjin Mbretëror të Muzikës. Alberta Troni është pianiste nga Kosova, vlerësimet e së cilës përfshijnë çmime prestigjioze nga gara të ndryshme nëpër Evropë.
Kujtojmë së edicioni i këtij viti i ‘chopin Piano Fest’ filloi me 9 maj dhe do të zgjas deri më 9 qershor.