Koeman tregon arsyen pse e transferoi Luuk de Jongun - Gazeta Express
string(52) "koeman-tregon-arsyen-pse-e-transferoi-luuk-de-jongun"

Koeman tregon arsyen pse e transferoi Luuk de Jongun

Futboll

Gazeta Express

28/09/2021 14:43

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman vazhdon t’i dalë në krahë bashkëkombasit të tij, sulmuesit holandez, Luuk de Jong.

Gjërat nuk funksionuan si duhet për të në ndeshjet e para, por ndaj Levantes ai arriti ta shënonte golin e parë me fanellën e Barcelonës.

Lexo Edhe:

Trajneri holandez ndërkohë shpreson që ai të vazhdojë progresin javë pas jave, transmeton Gazeta Express.

De Jong ishte një kërkesë “ekspres” nga trajneri për menaxhmentin e klubit dhe në konferencën për media para ndeshjes me Benfican në Champions League sqaroi se pse e transferuan.

“Luuk ishte nënshkrim i momentit të fundit të afatit kalimtar. Gjithashtu u var nga lëndimet e shumta që patëm. Ai jep shumë për ne. Është sulmues ndryshe. Kemi nevojë për të”, u shpreh Koeman.

/Gazeta Express/