Këtu e keni horoskopin për krejt muajin dhjetor - Gazeta Express
string(47) "ketu-e-keni-horoskopin-per-krejt-muajin-dhjetor"

Rozë

Gazeta Express

06/12/2022 8:06

Këtu e keni horoskopin për krejt muajin dhjetor

Rozë

Gazeta Express

06/12/2022 8:06

Dashi:

Këto pushime do të kenë shumë do të kenë shumë luhatje dhe ju do ta gjeni veten shumë të përfshirë në pazaret e festave për t’ju shmangur çdo problemi të vockël që mund të dalë gjatë rrugës. Të lini dhuratat për në minutën e fundit nuk është opsion i mirë për këtë fundvit. Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 29 dhjetori deri në 18 janar, por efektet e tij në vonesa, apo pengesa të tjera mund t’i ndjeni dy javë më herët. Përfundoni shpejt me listën e gjërave që keni për të bërë (jo vetëm shopping, por edhe marrëveshje, intervista dhe veprime të tjera të rëndësishme. E mira është t’i mbyllni brenda datës 15 dhjetor.

Lexo Edhe:

Pas një kohe të gjatë të kaluar në shtëpi, keni dëshirë të shfrenuar për të udhëtuar. Horoskopi juaj jua siguron që ju pret aeroporti ose makina për rrugë të gjata përgjatë periudhës së pushimeve. Marsi në prapavijë ju këshillon të niseni herët që të mbërrini në destinacionin tuaj para se të errësohet.

Hëna e Plotë e 7 dhjetorit do të nxisë dëshirën tuaj për të paketuar rrobat dhe për t’u nisur diku. Ju mund të udhëtoni në mënyrë spontane, edhe pa bërë asnjë plan më parë, por kjo është e bukura e jetës. Saturni do të jetë shumë mbështetës, prandaj këtë periudhë lidhuni me miqtë dhe të afërmit tuaj sepse do të kaloni kohë fantastike. Edhe marrëdhëniet tuaja si romantike ashtu dhe shoqërore kanë tendencën të forcohen gjatë kësaj periudhe, sidomos +/- 5 ditë nga 7 dhjetori. 

Jupiteri, planeti i dhuratave dhe fatit të mirë do të rikthehet në shenjën tuaj në 20 dhjetor për të qëndruar gjatë atje, deri në mars 2023. Ky planet vjen fiks në kohë për t’ju garantuar festa të lumtura. Jupiteri në shenjën tuaj përfaqëson kohën më të mirë të jetës suaj. Që ta dini, ky planet ndodh të vijë vetëm 1 herë në 12 vite. Në maj të 2023-shit, Jupiteri do të largohet nga Dashi, por mos u shqetësoni. Gjithë farat që keni mbjellë do të japin frytet e tyre në muajt në vijim.

Hëna e Re në Bricjap në 23 dhjetor do të jetë dhurata më e mirë që Babagjyshi do të sjellë për ju poshtë pemës: një pozicion fantastik pune, që do ta çojë karrierën tuaj në një tjetër nivel. Të gjithë gjërat e mira do të vijnë ngadalë, por e rëndësishme është që shtëpia juaj profesionale, e arritjeve dhe shpërblimeve do të jetë shumë e mirë. 

Me lajmet e mira të karrierës së re do të shihni një rritje të reputacionit dhe paralelisht në financat tuaja. E gjithë puna e këtyre viteve do t’ju çojë drejt diçkaje shumë më të madhe. Keni me vete etikën e punës, gjykimet dhe vlerësimet e mira, eksperiencën, aftësinë për të komunikuar dhe drejtuar me sukses përgjegjësitë tuaja dhe kaq mjafton që ekonomia juaj për 12 muajt e ardhshëm të jetë wow. Të gjithë do të donin të ishin si ju këto festa.

Demi:

Do të keni një periudhë fantastike pushimesh, të mbushur me mundësi të reja dhe takime me miqtë tuaj më të mirë. Bëni të pamundurën që këto festa të organizoni party, të vogla ose të mëdha mbeten në dëshirën tuaj, por bëni mirë të mblidheni. Një tjetër fokus kryesor për këtë periudhë do të jenë paratë. Në 7 dhjetor, Hëna e Plotë do të sjellë një situatë financiare në kulmin e saj. Mund të merrni një dhuratë nga Saturni, planeti i jetëgjatësisë dhe qëndrueshmërisë, prandaj bëhuni gati të dëgjoni për një rritje në detyrë, ose nëse jeni të vetëpunësuar, një klient i ri mund të tregojë interes për të bashkëpunuar me ju. 

Mund të ndjeni nevojë të brendshme për të shpenzuar para dhe mund të shpenzoni për diçka shumë të shtrenjtë. Mund të jetë një dhuratë për dikë të veçantë ose thjesht një blerje për veten tuaj. Do t’i shijoni pazaret gjatë kësaj periudhe. Që nga gushti i vitit të shkuar, keni shpenzuar më shumë para se zakonisht, por duket se ka qenë e nevojshme. Mund të jeni martuar, mund të ketë ardhur një bebe apo keni marrë një shtëpi të re, shembuj ka pafund. Siç mund ta shihni kanë qenë arsye mjaftueshëm të forta për të shpenzuar. Sa më shumë i afroheni Krishtlindjes, 23 dhjetori mund t’ju gjejë duke udhëtuar drejt një vendi tjetër për të festuar. Mund ta kaloni Vitin e Ri në Romë, Venecia, Neë York, Stamboll- ju e vendosni. 

Nëse nuk do të udhëtoni në distancë të largët, mund të jeni ju që prisni të afërm ose miq në shtëpinë tuaj për të kaluar bashkë me ta festat. Një mundësi tjetër shumë e mirë financiare është investimi në tregjet e huaja për produktet tuaja. Qëndroni gati për ta kapur si mundësi sapo t’ju paraqitet. Duhet të jeni shumë të vendosur sepse ky shans nuk ju vjen në çdo kohë. Gjërat në karrierën tuaj po shkojnë shumë mirë dhe do t’i shihni rezultatet në vijim. Gjykimet, eksperienca, ambicia dhe gatishmëria juaj për të punuar fort kanë qenë duke u testuar për një kohë të gjatë. 

Në mars të 2023-shit do të shihni shpërblimet më të mëdha, por tani për tani është shumë e rëndësishme që ta fokusoni gjithë energjinë tuaj tek gjërat që doni të arrini. Shpenzojini muajt e ardhshëm duke medituar rreth prioriteteve tuaja. Sa më mirë ta vizualizoni jetën tuaj aq më shpejt do të duket si e imagjinoni vetë ju!

Binjakët:

Falë Marsit, po ndiheni energjikë, por mund të keni ndjerë gjithashtu një presion të vazhdueshëm për t’i përfunduar gjërat. Megjithatë, ju keni shumë më tepër kontroll mbi ngjarjet sesa mund të mendoni. Nuk ka asnjë arsye për të ndjerë se mund të mos i përmbushni pritshmëritë e një personi të rëndësishëm.

Kur bëhet fjalë për karrierën, yjet po shkëlqejnë fort. Kjo është koha për të lënë gjurmë. Vendosni se si ta përdorni më mirë kohën gjatë këtyre tre javëve emocionuese.

Hëna e plotë te Binjakët e datës 7 dhjetor e sigurt që do të bëjë që diçka me rëndësi të madhe të realizohet ose të arrijë kulmin. Saturni do të jetë jashtëzakonisht miqësor dhe do t’ju ndihmojë të stabilizoni lajmet që do të vijnë, duke ju mbështetur për të ndërtuar një sipërmarrje ose marrëdhënie afatgjatë. Sigurohuni që e dini saktësisht se çfarë duhet bërë dhe kërkoni informacion të plotë.

Si Binjak, ju keni talent në artet e komunikimit, kështu mund të mbani një fjalim ose do t’ju kërkohet të shkruani një dokument ose dorëshkrim të rëndësishëm. Fushat që do të favorizohen janë: redaktimi, shkrimi, kodimi në kompjuter, zhvillim softueri etj.

Hëna e re më 23 dhjetor do të përqendrohet e gjitha rreth mundësive financiare që do të vijnë në ditët ose javët në vijim. Mund të merrni një bonus në punë.

Ka të ngjarë të befasoheni nga një dhuratë që do të vijë afër Krishtlindjes. Mund të udhëtoni.

Kur Jupiteri të kalojë te Dashi më 20 dhjetor, për të qëndruar deri më 16 maj 2023, do të zgjeroni rrethin e miqve. Ju mund të ndërtoni një komunitet të ri me njerëz me të njëjtin mendim, dhe nëse po, vazhdoni të punoni për qëllimin tuaj, sepse përpjekjet do të shpërblehen.

Nëse jeni aktiv në rrjete sociale, ndjekësit do të shtohen, gjë që është gjithmonë një lajm i mirë.

Gaforrja:

Këto ditë, kur bëhet fjalë për karrierën tuaj, ju keni zgjedhur të punoni në heshtje në prapaskenë në një rol strategjik. Ju mund të jeni menaxher që ndihmon të tjerët të mësojnë se si të përmirësojnë aftësitë e tyre të punës në mënyrë që ata të mund të punojnë në mënyrë më efikase dhe produktive, për shembull. Prapaskena është vendi ku shpesh qëndron fuqia dhe ndikimi më i madh. Jini të durueshëm, sepse gjërat do të përshpejtohen sapo të nisë 2023-shi.

Tani është koha për të bërë pak pushim. Këtë muaj, mund të udhëtoni.

Gjërat do të shkojnë mirë për ju, veçanërisht nëse: punoni në një kompani jashtë vendit, merreni me botime apo transmetime, keni lidhje me çështjet ligjore, po merreni me diploma universitare etj.

Kur Jupiteri të kthehet te Dashi më 20 dhjetor, për të qëndruar deri më 16 maj 2023, performanca e jashtëzakonshme në punë do të vihet re dhe do të lavdërohet. Ka të ngjarë që rezultatet dhe puna juaj të shoqërohet me një titull të ri ose promovim. Performoni mirë sepse keni fituar vëmendjen e njerëzve të rëndësishëm.

Në dhjetor do të përqendroheni te jeta personale. Nëse nuk udhëtoni, do të doni ta bëni shtëpinë më komode dhe mikpritëse për miqtë dhe familjen.

Hëna e re e 23 dhjetorit do të shënojë një ditë të rëndësishme për ju dhe partnerin/en. Mund të fejoheni ose martoheni. Nëse jo, mund të ndieni një lidhje edhe më të ngrohtë me personin e zemrës. Këto Krishtlindje janë të ndryshme dhe më të veçanta se shumica që keni përjetuar ndonjëherë.

Për festat e fundivitit kam një këshillë: Festoni! Ju keni një karrierë të mrekullueshme.

Luani:

Më 20 gusht, Marsi hyri te Binjakët, shtëpinë tuaj të njëmbëdhjetë të miqve, të njohurve dhe rrethit të kontakteve. Kjo është një nga shtëpitë më të lumtura të horoskopit, sepse sundon shpresën dhe dëshirat, si dhe aktivitetet, zhvillimet dhe vendimet që sjellin gëzim. Marsi do të qëndrojë aty deri më 25 mars 2023. Kjo praktikisht ju garanton që do të jeni të rrethuar nga shumë fytyra të buzëqeshura.

Një ngjarje e rëndësishme shoqërore pritet në Hënën e plotë më 7 dhjetor.

Jupiteri është tani në shtëpinë tuaj të tetë të parave të njerëzve të tjerë, duke sugjeruar se do t’i keni mirë punët me financat. Me vetëm një përpjekje të vogël, mund të shihni shumë para.

Pasi Jupiteri të zhvendoset te Dashi më 20 dhjetor, për të qëndruar deri më 16 maj, do të zbuloni se njerëzit e huaj dhe tregjet e huaja do të jenë të dobishëm për ju dhe mund t’ju duhet të udhëtoni për t’u takuar me klientët. Mund të promovoheni në javët e ardhshme, t’ju kërkohet të shkruani një artikull, editorial, libër, të gjykoni një konkurs etj. Të gjitha këto do të ishin zhvillime të rëndësishme që mund t’ju ndihmojnë t’i kushtoni vëmendje talentit ose biznesit tuaj.

Pjesa më e madhe e këtij muaji do t’i kushtohet aktiviteteve shoqërore. Nëse shpresoni të gjeni një punë me kohë të plotë ose të pjesshme të ngjashme me punën që bëni, ka gjasa të ndodhë.

Do të befasoheni dhe do të jeni të lumtur nga projektet e papritura të punës. Nëse punoni fort, mund të ngjisni shumë shkallë deri në maj 2023.

Virgjeresha:

Që nga fundi i gushtit, karriera juaj po ecën mjaft mirë dhe keni rënë në sy. Nëse keni ambicie, atëherë vazhdoni që të përparoni edhe më shumë. Gjërat do të përmirësohen vetëm duke punuar. Marsi është në prapavijë, por pas 12 janarit, gjithçka do të ndryshojë.

Jupiteri do të pozicionohet për t’ju ndihmuar të bëni shuma të mëdha parash përmes komisioneve, honorareve, tarifave të licencimit, ose kredive bankare dhe kapitalit të sipërmarrjes.

Hënat e plota ndikojnë që gjërat te arrijnë kulmin, kështu që ky mund të jetë një moment i rëndësishëm i shpërblimeve, duke marrë parasysh pengesat e shumta që keni kapërcyer për të arritur në këtë pikë.

Saturni ka qenë në shtëpinë tuaj të detyrave, duke treguar që kishte gjëra të reja për të mësuar dhe zotëruar, shumë ndoshta (por jo domosdoshmërisht) në zonën e teknologjisë. Ky planet do t’ju lejojë të arrini të tjera suksese në muajt në vazhdim përsa i përket karrierës.

Megjithatë dhjetori nuk do të ketë të bëjë me avancimin e karrierës – shumë gjëra po ndodhin në jetën private.

Hëna e re në 23 dhjetor do të shfaqet në shtëpinë tuaj të dashurisë së vërtetë. Është koha perfekte për romancë. Pushimet e këtij viti duhet të jenë të paharrueshme. Një biletë avioni mund t’ju surprizojë. Mund të vizitoni një qytet të bukur.

Ju duket se keni shumë arsye për të festuar në këtë sezon festash, kështu që vendosni shampanjën në akull. Ju pret një Vit i Ri shumë i lumtur!

Peshorja:

Fokusi juaj nuk është lokal, por global prandaj edhe marrëdhëniet tuaja janë të tilla që prej 20 gushtit. Duket sikur mendja juaj punon gjithë kohës për vendet e largëta dhe udhëtimet janë gjithmonë një mundësi e mirë për të bërë marrëveshje edhe më të mira biznesi. Mund të ndodhë që të jeni virtualisht në kontakt me dikë që ndodhet larg jush fizikisht, por do ta ndjeni shumë afër.

Ky muaj do të sjellë kulmin e një projekti apo objektivi që do ta keni arritur deri në 7 dhjetor. Diçka me të cilën po merreni dhe që përfshin një situatë ndërkombëtare. Udhëtimet, emigrimi, publikimet apo një projekt që ka lidhje me këto po shkon drejt finishit të suksesshëm. Nëse po prisni të dëgjoni diçka që lidhet me një çështje ligjore, me shumë gjasa do të merrni një ndjesi sigurie dhe rehatie. Nuk ka rëndësi ç’ndodh gjatë kësaj kohe, Saturni është shumë miqësor dhe do të jetë krah jush në çdo vendim.

Bëhuni gati sepse do t’ju jepet një shans për të punuar në një projekt shumë artistik dhe ekspresiv. Të gjitha këto do të ndodhin në fillim të këtij muaji, prandaj punoni.

Në 20 dhjetor Jupiteri do të kthehet në shenjën e Dashit bashkë me dritën e tij për të ndriçuar shtëpinë tuaj të martesës/bashkëpunimeve/marrëdhënieve. Kjo ju bën ju shenjën më me fat për t’u martuar gjatë kësaj periudhe apo në muajt në vijim. Një alternativë tjetër është që mund të dëgjoni një lajm që lidhet me prosperitetin e partnerit tuaj nga 20 dhjetori deri në 16 maj, kur Jupiteri del sërish nga Dashi.

Ekziston gjithashtu një shans që të krijoni një bashkëpunim të ri biznesi që do të funksionojë shumë mirë. Personi me të cilin ju mund të bashkoni forcat është një partner i fortë biznesi që do t’ju ndihmojë në rrugëtimin tuaj të ri. 

Ndërkohë, kthejuni pak jetës familjare dhe kaloni kohë me ta. Mund të keni një mbledhje familjare shumë të rëndësishme prandaj sigurohuni të bëni sa më shumë kujtime të jetë e mundur. Mund të prisni edhe njerëz që vijnë nga larg për të kaluar kohë me ju dhe detyra juaj është t’i tregoni qytetin dhe t’i argëtoni rreth e rrotull. 

Akrepi:

Si Akrep që jeni keni dy planete udhëheqës dhe komunikimi që këta të dy kanë me planetet e tjera gjithmonë ndikon në aspekte të ndryshme të jetës suaj. Që kur Marsi ka hyrë në shtëpinë tuaj të 8, jeni përpjekur të kurseni dhe ende po mendoni të investoni diku kursimet që keni bërë deri tani. Për momentin, bisedoni me një financier dhe bashkë bëni një plan veprimesh të mirëmenduar.

Me shumë gjasa jeni duke menduar për të marrë një shtëpi për të vetmen arsye se doni të ndjeni siguri në vazhdim. Thjesht para se të kaloni menjëherë në veprim duhet të mblidhni sa më shumë informacion të jetë e mundur, duke qenë se normat e interesit ndryshojnë në nivele jo të favorshme. Prisni 21 janarin për opsionet tuaja më të mira.

Derisa Marsi të kthehet nga prapavija në 12 janar, nuk do të shihni ndonjë progres të madh në objektivat financiarë, prandaj do të ishte mirë që ndërkohë që prisni, të bëni kërkmet tuaja. 

Në 7 dhjetor gjithçka që ka lidhje me financat do të jetë në mendjen tuaj: investimet, kursimet, sigurimet shoqërore, taksat, komisionet, bonuset, etj. Gjithashtu sigurohuni të mos bini pre e mashtrimeve. Në muajt e parë të 2023-shit do të ndjeni një lloj sigurie dhe rritjeje financiare, prandaj dhe mund të bëni lëvizje të mëdha siç është blerja e një shtëpie apo një prone tjetër që doni ta bëni tuajën apo ta merrni me qira. 

Duhet sikur sapo t’ju jepet një shans, do të bëni gati valixhet dhe do të niseni menjëherë drejt aeroportit, por këtë do të doni ta bëni me familjen tuaj. Ju mendoni se të gjithë po udhëtojnë këtë periudhë, por jo. Shumica e njerëzve ndodhet në kuzhinë! Ju presin festa të gëzuara Akrep!

Shigjetari:

Ky muaj për ju është vetëm për të krijuar kujtime. Do ta mbani mend gjatë. Fokusin kryesor do ta ketë jeta juaj private. Jeni më shumë gati se kurrë për t’u përfshirë 100% në marrëdhënie dhe kjo do të sjellë në mendjen tuaj planet për martesë, fëmijë apo bashkëjetesë. Mbani shënim pak datën 20 dhjetor sepse Jupiteri, planeti i fatit të mirë do të hyjë në shtëpinë tuaj të 5-të, atë të dashurisë për të qëndruar atje deri në 16 maj të 2023-shit.

Nëse jeni të dashuruar, mund të fejoheni këtë Krishtlindje, një periudhë shumë emocionuese për të zyrtarizuar dashurinë me partnerin tuaj të zemrës. Nëse jeni të martuar mund të merrni lajme që do të ndikojnë për mirë në jetën tuaj bashkëshortore. Gjithsesi ka plot mënyra të tjera për të përfituar prej kësaj energjie. Mund të jetë një marrëveshje me një avokat, person me të cilin punoni dhe keni përfitime të përbashkëta. 

Do të finalizoni një marrëveshje në aspektin personal ose atë financiar +/- 5 ditë nga 7 dhjetori. Nëse në këtë datë (ose afër saj) është ditëlindja juaj do ta ndjeni shumë energjinë e Hënës së Plotë në shenjën tuaj.

Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 29 dhjetori deri në 18 janar, por ngadalësimi i gjërave do të ndihet 2 javë para se të nisë prapavija. Edhe pse shumë çifte fejohen/martohen në vigjilje të ndërrimit të viteve, periudha më e mirë për ta bërë këtë është fillimi i dhjetorit. Nëse bëni dhurata, sigurohuni që të jenë të paketuara dhe dërguara në momentin kur doni ju, por e mira është të këni përfunduar me këtë proces deri në 15 dhjetor. Më vonë mund të ndesheni me probleme vonesash, etj, etj.

Hëna e Re e 23 dhjetorit do t’i kushtojë shumë rëndësi çështjeve të parave dhe duket mjaft pozitive. Mund të merrni një dorë të mirë të ardhurash nga një burim që nuk e prisnit kurrë, ose një dhuratë të madhe që do t’ju surprizojë.

Ndoshta jeni duke kërkuar për të blerë apo marrë me qira një pronë dhe Jupiteri, planeti i fatit të mirë ka mbërritur në shenjën tuaj në 30 tetor, por në gjendjen e tij më të mirë është që prej 23 nëntorit. Mund t’ju ofrohet një marrëveshje shumë e mirë për t’u kaluar pa menduar dhe do t’ju duhet të veproni shpejt nëse vërtet doni ta bëni tuajën atë pronë. 

Urani, planeti i surprizave thotë se paratë që do të shihni krejt papritur vijnë prej karrierës suaj, më shumë si një bonus. Partneri yt romantik ose një shok mund të jetë njeriu që të çon drejt kësaj marrëveshjes së mrekullueshme që të ofrohet ose të prezantojnë me njeriun e duhur në kohën e duhur.

Keni shumë aspekte të jetës që ndriçojnë këtë dhjetor. Eshtë i mbushur me mundësi, por duhet vetëm të zgjidhni me kujdes. Bisedoni dhe këshillohuni me avokatët tuaj për një mendje të dytë dhe mos anashkaloni detajet. Jeta po ecën shpejt. 

Bricjapi:

Dhjetori do të jetë muaj i ngarkuar me aq shumë punë që do të keni në zyrë. 

Ritmi me të cilin keni punuar ka qenë i jashtëzakonshëm, që prej 20 gushtit rutina juaj ka qenë e pandërprerë. Si Bricjap, ju jeni një shpirt i organizuar, i aftë për të përballuar këtë valë të fortë pune, por për fat duket se do të përfundoni një projekt të madh brenda pesë ditëve nga data 7 dhjetor. Në fakt, ju mund të përfundoni dy detyra duke qenë se kjo shenjë përfaqëson binjakëzimin.

Nëse po shpresoni të zhvendoseni në shtëpinë tuaj të ëndrrave në 2023, kjo duket shumë e mundur pas 20 dhjetorit. Jupiter është Babagjyshi i planeteve dhe detyra e tij e vetme është t’ju bëjë të lumtur. Ju deshën plot 12 vite për të arritur këtë shtëpi, prandaj ka ardhur për t’i sjellë bekime këtij aspekti të jetës suaj.

E gjithë kjo do të thotë se që nga gjysma tjetër e dhjetorit, deri në mesin e majit do të keni periudhën më të mirë të kësaj dekade për të gjetur hapësirën tuaj perfekte- një vend me diell dhe dritë në një lagje që e doni. Nëse po mendoni të shisni ndonjë pronë, jeni në pozicion të mirë për të marrë më shumë nga çmimi që keni vendosur. Familja juaj ju adhuron dhe do t’ju mbështesë pa menduar në çdo objektiv që keni. 

Urani, planeti i surprizave të papritura do të jetë i pozicionuar shumë bukur në shtëpinë tuaj të dashurisë duke ju sjellë kështu një dhuratë të bukur Krishtlindjesh. Urani sjell atë që më pak mendonit se mund të ndodhte, prandaj mos u lodhni ta merrni me mendje çfarë është. Do të përjetoni një surprizë shumë romantike nga njeriu me të cilin po dilni- ose do të takoni dikë të ri në një festë pas 22 dhjetorit ose në atë ditë. Mund të zbuloni gjithashtu se do bëheni me bebe apo nëse jeni shtatzënë, mund të lindni gjatë këtyre datave. 

Nëse bebushat nuk janë njerëz, me siguri do të nisni projekte të reja krijuese që vijnë pak para Krishtlindjes ose sapo festat të përfundojnë. Edhe me paratë, se e dimë që ju shqetëson kjo çështje, do të jeni shumë mirë. Keni para një sezon magjik festash! 

Ujori:

Sapo dhjetori hyn, pjesa më romantike do të jetë aty nga data 7, pasi Hëna e Plotë në Binjak do të ndriçojë shtëpinë tuaj të 5 të dashurisë së vërtetë. Saturni do t’ju sjellë një lloj qëndrueshmërie dhe jetëgjatësie të fortë duke ju treguar se kjo dashuri është reale dhe mund të zgjasë. Marsi e dyfishon këtë lloj energjie, prandaj shijojeni. 

Gjatë gjysmës së parë të muajit, do të kaloni darka magjike me partnerin tuaj në restorante elegante dhe dekore festive. Do të keni kohë për të shpenzuar me të vegjëlit tuaj dhe t’i tregoni përralla Krishtlindjesh që ju shijonin pafund kur ishit të vegjël.

Mund të merrni edhe ftesa nga miqtë tuaj dhe kjo duket edhe më shumë qejf! Do të jetë muaj shumë aktiv për ju, prandaj sigurohuni të xixëlloni! Do të keni shumë grumbullime festive dhe ju duhet të shkëlqeni. Ky është viti i parë merrni atë pushimin e gjatë dhe të shumë nevojshëm për të festuar Krishtlindjen.

Këtë periudhë mund të bëni mjaftueshëm para nga diçka që do ta krijoni vetë- pikturë, muzikë, kërcim, dizajn, etj- ju vendosni. 

Gjysma e dytë e muajit do të jetë shumë ndryshe sepse do të shkëputeni nga aktivitetet e shumta sociale dhe do të fokusoheni tek njerëzit që keni afër vetes, familja juaj. 23 dhjetori do të jetë dita më e rehatshme dhe më e ngrohtë emocionalisht e këtyre pushimeve pasi do të jeni me njerëzit tuaj, duke vendosur objektivat e vitit të ardhshëm.

Aty nga fundi i muajit, Mërkuri do të nis prapavijën nga 29 dhjetori deri në 18 janar, prandaj qëndroni fleksibël sepse ngjarjet nisin të ndryshojnë, ka vonesa dhe anullime. Ndonjëherë ndryshimet janë shumë të mira prandaj ju mbetet vetëm që ta mbani axhendën tuaj të hapur dhe të vendosni në minutën e fundit çfarë doni të bëni dhe çfarë jo. Eshtë muaj për t’u shijuar gjer në fund!

Peshqit:

Familja është elementi më i rëndësishëm i jetës suaj gjatë këtyre ditëve dhe duket se një person në veçanti nga të afërmit tuaj kërkon një fokus të fortë që mund të zgjasë deri në 25 mars. Dukeni në proces transformimi dhe nga fundi i marsit do ta gjeni veten në një vend të ri mendërisht dhe shpirtërisht. Me shumë gjasa do të krijoni marrëdhënie shumë të ngushta me dikë që e keni menduar dhe ka treguar kujdes ndaj jush. Qartazi diçka shumë e rëndësishme po arrin drejt një pike kulminante dhe pret për vendimin tuaj. 

Këtë muaj, Hëna e Plotë në Binjak do të mbërrijë në 7 dhjetor dhe do të ndikojë në sektorin e shtëpisë dhe familjes suaj. Neptuni, planeti juaj udhëheqës do t’ju tregojë se cili është informacioni që mungon nga puzzle që duhet të krijoni në lidhje me çështjet familjare. Duhet të jepni përgjigje më praktike, më realiste pavarësisht reagimeve të të tjerëve. Nga të gjithë shenjat, ju jeni ata që ndiheni më rehat kur merrni vendime edhe kur ka mungesë informacioni. 

Kjo sepse intuita juaj është e fortë, prandaj ju vetë e lini atë të flasë për ju. Gjërat do të jenë mjaftueshëm pozitive fiks në kohën e pushimeve. Një dëshirë shumë e madhe që mbani do të bëhet realitet. 

Urani, planeti i të papriturave do t’ju surprizojë në 23 dhjetor. Eshtë një kohë perfekte për të dashuruar dhe udhëtuar. Po hyni në një vit mjaft pozitiv, në një nga më produktivët që keni patur gjatë kësaj dekade. Mund të keni qenë paksa të shqetësuar për ca çështje familjare, por pushimet do t’i shijoni siç i meritoni. Do të jenë ditët më të mrekullueshme që keni kaluar vitet e fundit. Do të ndiheni të mbështjellë nga ngrohtësia e miqve dhe familjes dhe mes traditash do të gëzoni çdo ditë pushimi.