Këto janë shenjat e Horoskopit më inteligjente, a jeni mes tyre? - Gazeta Express
string(62) "keto-jane-shenjat-e-horoskopit-me-inteligjente-a-jeni-mes-tyre"

Këto janë shenjat e Horoskopit më inteligjente, a jeni mes tyre?

Mistere

Gazeta Express

26/01/2023 21:42

Qindra banorë indigjenë malajzianë shiheshin sot të performoninin një ceremoni të lashtë bregdetare në periferi të kryeqytetit Kuala Lumpur.

E njohur në vend si Puja Pantai, rituali i përvitshëm kryhet prej të paktën 200 vjetësh për ditën e parë të Vitit të Ri Hënor.

Lexo Edhe:

Qindra banorë vendas të udhëhequr nga shamanët e tyre, ecnin e kërcenin me fundet e improvizura prej bimësie, prej fshatit të tyre, më shumë se 3 km drejt bregdetit.

Kërcimtarë me maska të drunjta të fytyrës marshonin në cekësinë e bregdetit nën diellin veror të pasdites, teksa u bënin oferta zotave në tempullin e ngritur.

“Kjo është për ne një ceremoni falënderimi dhe lutjesh për problemet që nuk mud të zgjidhim me njohurinë tonë”, tha kreu fisnor Daiman Peron për rrjetin AFP.

“Ne kështu u flasim të parëve tanë duke u kërkuar dije, bollëk dhe shëndet”, shtoi besimtari fisnor.

Populli indigjen Mah Meri arin në rreth 2,000 individë dhe jeton në fshatrat e ngushticës së Malacca në juglindje të Kuala Lumpur.

Në total Malajzia strehon rreth 200,000 banorë indigjenë nga rreth 18 nën-grupe demografike të njohur si Orang Asli, ose “njerëz origjinalë” në gjuhën vendase.

Disa prej fiseve kanë jetuar në gadishull prej mijëra vetësh, disa janë konvertuar në besimin musliman dhe të tjerë ruajnë besimet e vjetra animiste.