Këto janë ndryshimet që pritet t’i bëjë Facebook në profilin tuaj - Gazeta Express
string(64) "keto-jane-ndryshimet-qe-pritet-ti-beje-facebook-ne-profilin-tuaj"

Këto janë ndryshimet që pritet t’i bëjë Facebook në profilin tuaj

AutoTech

Gazeta Express

22/09/2021 1:41

“Facebook” shpesh bën ndryshime edhe pa paralajmëruar përdoruesit.

 Kjo ndodh edhe në platformën “Instagram” pasi ato tani i përkasin një kompanie. Kohët e fundit, “Facebook” po tregon një ndryshim për vetëm disa përdorues, ndoshta në baza pilot.

Lexo Edhe:

Ju mund të keni vënë re se poshtë fotografisë së dikujt nuk tregon numrin e pëlqimeve ose reagimeve të tjera, por emrin e një shoku të përbashkët dhe frazën “dhe të tjerët”.

Numri aktual mund të shihet, megjithatë, nga personi që bëri postimin. “Instagram” ka thënë në të kaluarën se në përgjithësi do të heqë numrin e pëlqimeve kryesisht për arsye psikologjike, në mënyrë që kjo të mos jetë një pikëllimi për ata që nuk kanë mijëra pëlqime të influencuesve në postimet e tyre.