Karateisti kosovar, Herolind Nishevci ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Poreç të Kroacisë.
Nishevci në luftë për të bronztën mposhti karateistin nga Azerbajxhani, Asiman Gurbanli, shkruan Gazeta Express.
Ai garoi në kategorinë +84 kilogramë.
Kosova u përfaqësua denjësisht edhe në konkurrencën e femrave.
Vashat kosovare shënuan dy fitore, ndaj Polonisë dhe Malit të Zi, për të arritur deri në çerekfinale, ku u mundën nga Franca.
/Gazeta Express/
A jeni gati për shpërblimin më të madh në vend nga ETC, Lider i shërbimit dhe tregtimit në vend....