“Kam diçka për të të thënë”- Sindi zgjedh Muratin për takim 4 minuta - Gazeta Express
string(65) "kam-dicka-per-te-te-thene-sindi-zgjedh-muratin-per-takim-4-minuta"

Yjet

Gazeta Express

23/02/2021 19:37

“Kam diçka për të të thënë”- Sindi zgjedh Muratin për takim 4 minuta

Yjet

Gazeta Express

23/02/2021 19:37

Sindit iu dha mundësia që të zgjidhte një nga djemtë për një takim 4 minuta në studio dhe ajo tha emrin e Muratit.

Ndërsa u ulën përballë njëri-tjetrit, Sindi tha se kishte gjëra për t’i thënë Muratit dhe se për këtë e zgjodhi.

Lexo Edhe:

Sindi këmbënguli te refuzimi që i bëri Murati ftesës së Sarës për takim, por ai tha se kjo erdhi pasi ajo tha emrin e tij pas tre apo katër djemve të tjerë.

Ndonëse Sindit nuk i pëlqeu përgjigjja, Murati i tha se do dilte me Sarën dhe se i pëlqen si pamje.

Dialogu:

Sindi: Pse të zgjodha në takim?

Murati: Ose se të ka marrë malli, ose se ke diçka për të më thënë

Sindi: Kam diçka për të të thënë

Murati: Mezor po pres

Sindi: Ti ke thënë se nuk të pëlqen ana agresive e imja, si t’u duke kur ndodhi debati në prime

Murati: Unë u habita pse u bëre me nerva, ndoshta se u preke shumë. Mendova se u preke dhe për këtë të mbështeta

Sindi: Ndryshon gjykimi për mua?

Murati: Jo nuk ka lidhje

Sindi: Kam parë dhe takimin e të premtes, ti refuzove Sarën, pse?

Murati: E refuzova pas 3, 4 apo 5 emrash

Sindi: Po të të kishte zgjedhur të parin?

Murati: Do dilja

Sindi: Pse?

Murati: Dua të njoh vajzat, ti më the vetë që ke disa pëlqime te çunat, tani kush e ka fajin? Ku doli ky muhabet?

Sindi: Sara të pëlqen?

Murati: E bukur është si pamje

Sindi: Dmth do dilje?

Murati: Pse ça të keqe ka këtu?

Sindi: Nuk do më pëlqente. Ty do të vinte mirë nëse unë do dilja?

Murati: Jo, por nëse ti do kesh ndjenja me një djalë këtu, normal do ta respektoja