Juventusi siguron përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm - Gazeta Express
string(59) "juventusi-siguron-perforcimin-e-pare-per-sezonin-e-ardhshem"

Juventusi siguron përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm

Futboll

Gazeta Express

01/05/2024 15:27

Juventus ka nisur të mendojë që tash për edicionin e ri.

Mediat italiane bëjnë të ditur se “Zonja e Vjetër” kanë siguruar nënshkrimin e parë për stinorin e ri.

Lexo Edhe:

Bëhet fjalë për anësorin e Bolognës, Riccardo Calafiori, i cili po bën një sezon fantastik nën drejtimin e Thiago Mottës.

Calafiori do të transferohet në Torino në huazim me detyrim blerjeje, për një shifër totale prej 25 milionë eurosh.

Mbrojtësi do të zëvendësojë brazilianin Alex Sandro, i cili do të largohet si lojtar i lirë në fund të edicionit.

Kjo nuk pritet të jetë lëvizja e vetme e skuadrës italiane. Pritet që edhe Alvaro Morata të transferohet.

Kjo nuk do të ishte përvoja e parë e tij në Juventus, pasi edhe më herët ka veshur fanellën e këtij klubi.

Kartoni i Moratës kushton rreth 15 milionë euro, të cilat Juve mund t’i sigurojë nëpërmjet shitjes së Milik dhe Kean, të cilët nuk bëjnë më pjesë në planet e bardhezinjve. /Gazeta Express/