“James duhet të ketë durim, Zidane e respekton” - Gazeta Express
string(44) "james-duhet-te-kete-durim-zidane-e-respekton"

“James duhet të ketë durim, Zidane e respekton”

Gazeta Express

05/06/2020 17:23

Carlos ka kërkuar nga James që të vazhdojë të ketë durim dhe të punojë, “koha e tij do të vijë”.

Legjenda e Los Blancos, Roberto Carlos, urgjentisht ka kërkuar nga James Rodriguez të jetë i durueshëm në Real Madrid, teksa ka siguruar kolumbianin se Zinedine Zidane “ka shumë respekt për të” edhe pse nuk po i jep shumë minuta.

Lexo Edhe:

Carlos tha për BLU Radio: “Zidane ka shumë respekt për Jamesin”.

“Ai bën shumë rrotacione dhe kurdo që James inkuadrohet gjithmonë bën punë të mirë”.

“Më e rëndësishmja tani është që të vazhdojë të stërvitet siç ka bërë”.

“Fansat e duan atë dhe të them të drejtën edhe unë e kam për zemër. Kurdo që e takoj, e përqafoj fort. Ai ka bërë kaq shumë për klubin dhe edhe më shumë për vendin e tij”, shtoi mes tjerash Carlos. /Gazeta Express/